Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Dëmtim në ndeshjen e parë si titullar, Pogba doli në lot por testet janë lehtësuese: "Lesion i shkallës së ulët"

Lapsi.al 15 May 2023
Dëmtim në ndeshjen e parë si titullar, Pogba doli në lot por

Dëmtimi i pësuar nga Paul Pogba gjatë ndeshjes ndaj Cremonese duket më pak i rëndë se sa pritej. Megjithëse serioz, kontrollet që francezi i Juventus iu nënshtrua në J Medical, "kanë treguar një lesion të shkallës së ulët të rectus femoris të kofshës së majtë. Lojtari ka nisur tashmë programin e rehabilitimit", siç është komunikuar nga klubi bardhezi. Pogba mbërriti në mesditë dhe u përshëndet teksa largohej nga tifozët, të cilët u përpoqën t'i qëndronin pranë. “Forca Paul”, ishte mesazhi i marrë nga “Oktapodi”, i cili bëri një gjest aprovimi. Ndalesa, megjithatë, do të jetë të paktën njëzet ditë dhe, në fakt, sezoni i tij praktikisht ka përfunduar.

Një mëkat, po ta mendosh që ishte ndeshja e parë si titullar në një sezon të goditur nga dëmtimet. Nuk ka paqe sic duket për Paul Pogba, që e gjen veten të rikuperojë një tjetër dëmtim pas vetëm njëzet minutash në fushë. Dalja e Oktapodit në lot ishin imazhi emblematik i një sezoni në të cilin Pogba nuk kontribuoi kurrë. Juventus fitoi 2-0 kundër Cremonese në shtëpi, falë golave të Nicolò Fagioli dhe Gleison Bremer. Por mbrëmja u bë e hidhur për shkak të një dëmtimi të ri të Paul Pogba. Mesfushori ndjeu dhimbje në kuadricepsin e kofshës së majtë pas goditjes së marrë. Francezi pa nga pankina dhe menjëherë u këput në fushë, duke vënë duart në fytyrë. Pastaj dalja nga fusha i përlotur, duke i dhënë fund një sezoni, që sapo kishte nisur për të.

Lexo më tej: Video/ Fagioli e Bremer rrëzojnë Cremonese: Juventus mbetet i dyti, por humbet përsëri Pogba të dëmtuar

ALTERNATIVAT NË MERKATO

Juventus është i shqetësuar nga situata e dëmtimeve të francezit dhe tashmë po mendon për emrat që mund ta zëvendësojnë. Me Paredes dhe Rabiot që mund të largohen në fund të kampionatit, bardhezinjtë kanë nevojë për një revolucion në mesfushë. E në shënjestrën e bardhezinjve janë Davide Frattesi dhe Teun Koopmeiners. Edhe pse vetëm ata të dy mund të mos mjaftojnë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI