Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Video/ "Campeones", Barcelona rrëmben titullin e 27 në derbi: Bare pa nga pankina rënien e Espanyol

Lapsi.al 14 May 2023
Video/ "Campeones", Barcelona rrëmben titullin e 27 në
Në javën e 34 të La Liga, vjen festa e shumëpritur nga Barcelona. Blaugranat mposhtën 4-2 Espanyol në derbi, me dygolëshin e Lewandowski dhe festojnë titullin e 27 kampion. Kështu Xavi triumfon me meritë me katër ndeshje ende të mbetura, duke përfituar nga humbja e Atletico Madrid. Simeone u pengua 1-0 me Elche tashmë të rënë, ndërsa Sevilla mposht 3-0 Valladolid. Buzëqesh gjithashtu edhe Valencia. Nuk ka gjë më të bukur se të fitosh në fushën e rivalëve të qytetit. Barcelona e përjetoi duke festuar titullin e të 27 të La Liga, e para e epokës së Xavi dhe e para që nga 2018-19, pikërisht në fushën e Espanyolit. 4-2 në derbi dhe humbja e mëparshme e Atletico Madrid i dorëzoi Barçës titullin me katër ndeshje para kohe dhe 85 pikë në 34 javë. Miqtë e nisën fuqishëm menjëherë, duke kaluar përpara pas dhjetë minutash. Balde fluturoi në të majtë dhe pasoi për Lewandowski, që duhet vetëm të shtynte në rrjetë golin e tij të 20 në La Liga. Reagimi i Espanyol ishte i ndrojtur dhe Barça u shkëput në minutën e 20', me krosimin e Pedri dhe goditjen fituese të Balde. Një monolog autentik Blaugrana, me Lewandowski që detyroi Pachecon të devijojë dhe Koundé që fshikulloi shtyllën nga distanca. Trisi ishte në ajër dhe mbërriti në minutën e 40', kur Raphinha shërbeu për Lewa që shënoi dygolëshin personal. Sinjali i vetëm i Espanyol erdhi në fund të pjesës së parë, me goditjen e ish-sulmuesit të Barçës Braithwaite dhe pritjen e ter Stegen.

RIKTHIMI I PAMJAFTUESHËM I ESPANYOL

Në pjesën e dytë, Barcelona bëri poker në minutën e 53'. De Jong shërbeu për goditjen me kokë të Koundé që i çoi shifrat në 4-0. Xavi ndryshon disa lojtarë, futi në fushë edhe Dembele. Në anën tjetër, Kejdi Bare, mesfushori i kombëtares kuqezi, e pa gjithë ndeshjen nga pankina. Në fund, blaugranat ulën tensionin dhe Espanyol e shfrytëzoi. Puado shënoi golin e parë në minutën e 73', duke mposhtur ter Stegen me një parabolë të lehtë. Portieri gjerman nuk mund të bënte asgjë edhe në minutën e 92', kur Joselu ngushtoi diferencën edhe më shumë. Barça fitoi 4-2 dhe është një festë e dyfishtë, sepse titulli i La Liga është matematikisht i formacionit blaugrana. Espanyol mbetet i parafundit me 31 pikë (-4 nga i katërti i fundit) dhe po dridhet për rënien nga kategoria.

FESTA NË DHOMAT E ZHVESHJES

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI