Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Video/ Xabi Alonso mendon për Romën, lë pushim titullarët e 1-1 ndaj Stuttgart: fiton edhe Leipzig

Lapsi.al 14 May 2023
Video/ Xabi Alonso mendon për Romën, lë pushim titullarët e

Vetëm një barazim 1-1 për Bayer Leverkusen, që në javën e 32 të Bundesligës u përplas te Stuttgart. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Penalltia e shënuar nga Guirassy i dha epërsinë vendësve, barazoi Palacios po nga pika e bardhë. Kështu, Xabi Alonso i afrohet me një barazim ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Romës. Në ndeshjen tjetër, Szoboszlai nënshkroi fitoren 2-1 të RB Leipzig ndaj Werder. Skuadra e Red Bull është tashmë në vendin e tretë.

STUTTGART 1-1 BAYER LEVERKUSEN

Barazim 1-1 mes Stuttgart dhe Bayer Leverkusen. Miqtë u munduan të merrnin menjëherë kontrollin e lojës, duke mbajtur presionin lart, për të favorizuar qarkullimin e topit dhe krijimin e rasteve. Vendasit luajtën mbi të gjitha me kundërsulm, duke u përpjekur të shfrytëzonin hapësirat e lëna nga kundërshtarët. Edhe në pjesën e dytë Bayer luajti lojën, Stuttgart kundërsulmonte. E pikërisht në këtë mënyrë erdhi episodi që ndryshoi lojën. Në minutën e 57' një faull në zonë i Palacios i dha mundësinë Guirassy të shënonte me penallti.

Në këtë pikë Xabi Alonso rriti presionin e skuadrës, që megjithatë nuk po arrinte të gjente hapësira dhe mbështetej në goditje standarde. Në minutën e 70', nga një goditje dënimi erdhi një tjetër penallti, këtë herë për Aspirinat. Palacios nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kthyer ekuilibrin. Stuttgart kishte një mundësi të bujshme për të kaluar sërish në avantazh, por Vagnoman nga fare pranë nuk shënoi me kokë. Përfundoi 1-1 dhe Bayer ngjitet në 49 pikë. Xabi Alonso me lojtarët që la pushim tani mund të mendojë për kthimin me Romën në Europa League.

RB LIPSIA 2-1 WERDER BREMEN

Leipzig vuajti më shumë seç duhet, por festoi në frymën e fundit ndaj Werder Bremen. Fitorja, me aromë Champions, mban firmën e Dominik Szoboszlai. Vendasit e nisën më mirë, duke dominuar në pjesën e parë. Shumë raste të krijuara nga djemtë e Marco Rose, me rastin më të mirë të Werner që goditi lart. Leipzig vazhdoi të shtyjë dhe Szoboszlai goditi shtyllën në fund të pjesës së parë. Pas rifillimit gjërat ndryshuan dhe në pak minuta RB Leipzig u befasua. Goli i avantazhit i Nkunku u anulua nga një shtytje e Simakan ndaj Bittencourt. Pastaj vendasit pësuan golin e Werder Bremen në minutën e 70' me devijimin fitues të Bittencourt.

Lexo më tej: Video/ Bayern asfalton Schalke 04 me gjashtë gola: Dortmund i përgjigjet me shuplakë ndaj Gladbach

Pas golit, reagimi i Leipzig ishte i menjëhershëm. Marco Rose nxorri përpara edhe Willi Orban, i cili barazoi në minutën e 87' me një gol fantastik në harkimin e Nkunku. Fundi është drithërues. Goli i fitores së Werder u anulua nga Dinkci (offside), ndërsa ai i Leipzig vlejti 2-1 përfundimtar. Dominik Szoboszlai shtyu në rrjetë pasimin e Nkunku. Marco Rose fiton në minutën e 95' dhe gëzon dyfish, sepse fitorja vlen vendin e tretë me 60 pikë, +1 ndaj Union Berlin (59) dhe +4 ndaj Freiburgut (56). Werder Bremen i Ole Werner ndalet në 35 pikë, në vendin e 12-të.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI