Flash

Video/ Arsenal shembet keq 0-3 në Emirates: Brighton i dorëzon titullin Manchester City

Lapsi.al 14 May 2023
Video/ Arsenal shembet keq 0-3 në Emirates: Brighton i dorëzon

Arsenal rrëzohet në mënyrë të bujshme, i mposhtur 3-0 në Emirates nga Brighton. Një humbje që praktikisht i dorëzon titullin kampion Manchester City, që ka katër pikë më shumë e një ndeshje për të rikuperuar.

Gunners u treguan menjëherë agresivë, duke u përpjekur të impononin ritmin e tyre. E megjithatë shansi i parë i ndeshjes ishte për Seaguls. Enciso goditi nga hyrja e zonës dhe gjeti pritjen fantastike të Ramsdale. Përgjigja e vendasve iu besua Odegaard, i cili tentoi nga distanca dhe për pak gjeti golin. Arteta duhet të zëvendësonte Martinelli, i goditur keq nga Caicedo, me Trossard dhe ish-lojtari i Brighton pati menjëherë një shans të madh. Belgu mori topin në hyrje të zonës së penalltisë, por goditja e tij u stampua në traversë. Brighton reagoi dhe iu afrua sërish avantazhit me Enciso, që nuk gjeti portën. I njëjti fat për Saka, që për pak centimetra nuk gjeti golin në fund të pjesës së parë.

Lexo më tej: Video/ Manchester City shkatërron Everton, Haaland nuk ndalet: në Brentford rrëzohet West Ham

SHEMBJA E PASHPJEGUESHME E GUNNERS

Ndeshja u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, por nuk ishte Arsenal që e bëri. Në minutën e 51' Estupinian shërbeu për Enciso, që, i lënë i tërsisht vetëm, mposhti Ramsdale me kokë. Arteta tentoi të karikojë skuadrën e tij, që ishte pranë barazimit me të sapofuturin Nelson. Në minutën e 86', megjithatë, Brighton mbylli llogaritë. Një gabim i rëndë në dalje i Gunners dhe topi mbërriti te Undav, që me një parabolë mposhti portierin londinez. Në shtesë të plotë, erdhi edhe goli i tretë i Estupinian.

Përfundoi 3-0 për Brighton, që ngjitet në vendin e gjashtë me 58 pikë dhe ka ende një ndeshje për të luajtur. Nga ana tjetër, një ndalesë e keqe për Arsenal, që mbetet me 81, -4 nga Manchester City. Guardiola ka gjithashtu edhe një ndeshje më pak, me mundësinë që në ndeshjen tjetër, në rast fitoreje ndaj Chelsea, të festojë fitimin e titullit.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI