Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

I duhej fitorja, helmuan ekipin vizitor, Filiberto i akuzon: “Mjeku i spitalit, ishte në pankinën e tyre”

Lapsi.al 15 May 2023
I duhej fitorja, helmuan ekipin vizitor, Filiberto i akuzon: “Mjeku i

Italia vazhdon të prodhojë skandale. Një akuzë shumë e rëndë ka ardhur nga Emanuele Filiberto i Savojës. Presidenti i Real Aversa, skuadër e kampionatit Serie D ka akuzuar hapur rivalët e djeshëm të Ragusa. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për qëndrimin në kategori, aq sa të arrihej deri në helmimin e kundërshtarit. Në një deklaratë zyrtare, presidenti i kampanëve deklaroi se skuadra ishte helmuar para ndeshjes. E për këtë arsye u detyrua ta luante ndeshjen me një formacion të improvizuar.

Klubi Campania po kërkonte dëshpërimisht pikë në transfertë ndaj Ragusa, për të shmangur rënien në Eccellenza. Por në orët para ndeshjes disa lojtarë pësuan një sëmundje të çuditshme. Kështu, një formacion i improvizuar doli në fushë (si portier u vendos një lojtar red.), që humbi 6-0 dhe dështoi të arrinte shpëtimin. “Ajo që ndodhi dje është diçka e padëgjuar - tha Filiberto -. E, nga këndvështrimi im, është gjithashtu një sulm ndaj personit tim si dhe ndaj qytetit të Aversës. Nuk mund ta imagjinonim kurrë që gjëra të ngjashme mund të ndodhin në vitin 2023. Ata helmuan ekipin tim”, shpjegoi Filiberto në shënim.

“Vendosëm të dërgonim ekipin në grumbullim në Ragusa, në një hotel të njohur të qytetit. Idea ishte të ambjentoheshin, duke qenë një qytet 600 metra mbi nivelin e detit - vazhdoi Emanuele Filiberto -. Nuk dua të bëj ndonjë konkluzion, por e vetmja gjë e sigurt është se lojtarët tanë janë të gjithë në spital. Gjatë rrugës së kthimit, pas shumë ndalesave për të vjella, u desh të dërgoheshin në spitalin e Salernos. E fatkeqësisht të gjithë u shtruan në spital”. Kërkesat e klubit për shtyrjen e ndeshjes ishin të kota.

MJEKU I SPITALIT ISHTE EDHE MJEKU I RAGUSA

Në spital para ndeshjes, mjeku që ekzaminoi lojtarët nuk e vlerësoi të nevojshme shtrimin e tyre në spital. Ai doktor, sipas Filibertos, u shfaq më pas në pankinën e Ragusa: “Ai që i vizitoi në spital dhe refuzoi t'i ndihmonte lojtarët tanë, në orën 15.00 ishin në fushë gati për t'u ulur në pankinë si mjeku i ekipit të Ragusa. Si ka mundësi që të ndodhin gjëra të ngjashme... një mjek në një institucion publik që për t'i sjellë avantazh ekipit të tij, vë në rrezik sigurinë e një ekipi të tërë. Unë sinqerisht shpresoj që të mos ishte i njëjti doktor, por të ishte vetëm një sozi. Përndryshe do të ishte vërtet një gjë shumë e rëndë”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI