Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Pas titullit kampion, Laporta del hapur: "Folëm, do bëjmë gjithçka për të risjellë Messi te Barcelona"

Lapsi.al 15 May 2023
Pas titullit kampion, Laporta del hapur: "Folëm, do bëjmë

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të rikthyer Messi te Barca”. Premtimi është i Joan Laporta, i cili pas fitores së La Liga, ndez ëndrrën e tifozëve katalanas në kanalin Jijantes Twitch. Presidenti blaugrana zbuloi se së fundmi kishte folur personalisht me Pleshtin. “Unë fola me Leon për të zgjidhur disi situatën që ndodhi kur më duhej të vendosja institucionin para gjithçkaje, përfshirë atë, lojtarin më të mirë në botë - shpjegoi ai për 'Els matins de TV3' -. Ne kemi folur me mesazhe kohët e fundit. E vërteta është se biseda ishte e ngrohtë dhe e këndshme. E përgëzova për Botërorin. Ne njihemi prej shumë vitesh, ka një lidhje".

Laporta do të bëjë gjithçka për të korrigjuar lamtumirën e stuhishme dhe të pashmangshme të verës së vitit 2021. "Etapa e Leos nuk përfundoi ashtu siç donim të gjithë. Ajo përfundoi për shkak të problemeve tona ekonomike. Ne i kemi një borxh moral. Do të donim që fundi i karrierës së tij të ishte me fanellën e Barçës dhe të duartrokitet në të gjitha fushat. Ndihem bashkëpërgjegjës për këtë finale. Mendoj se është një fund i përkohshëm, mendoj se do ta bëjmë realitet këtë aspiratë".

Lexo më tej: Barcelona, gati restaurimi i Camp Nou: sigurohet huaja prej 1,45 miliardë euro

BARÇA ËSHTË BARÇA

Ëndrra për të rikthyer Lionel Messi në Barcelonë mund të zhduket për shkak të vështirësive ekonomike të klubit. Rreziku kryesor megjithatë është konkurrenca nga Arabia Saudite. "Me gjithë respektin për Arabinë Saudite, e cila po bën një punë të shkëlqyer, Barça është Barça. Dhe Barça është shtëpia e tij. Barça mund të konkurrojë me këdo. Historia na mbështet dhe ndjenjat e 400 milionë ndjekësve tanë janë shumë të forta". Më pas paralajmërimi: "Nuk mund të ofrojmë shifra të larta për të nënshkruar me të. Klubi është në masa shtrënguese - kujton Laporta -. Ne po punojmë për të ndërtuar një ekip shumë konkurrues sezonin e ardhshëm. Do të shohim nëse do ta miratojnë planin tonë". Ndërkohë, të ëndërrosh nuk kushton asgjë...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI