Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Inter ndjen presionin në Champions, Acerbi: "Nëse nuk kalojmë, sezon m*ti"

Lapsi.al 15 May 2023
Inter ndjen presionin në Champions, Acerbi: "Nëse nuk

Francesco Acerbi në konferencën për shtyp në prag të euroderbit të dytë të Champions ka folur për ndeshjen dhe sezonin e Inter: "Jemi në gjysmëfinale - tha ai -. Milani do të dëshirojë të përmbysë rezultatin dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ata duan të bëjnë diçka të jashtëzakonshme, duhet të jemi më se gati”. Mbrojtësi i Interit vijoi më tej: "Do të jetë një ndeshje edhe më e vështirë. Do të bëjmë gjithçka për të kaluar. Besojmë në aftësitë tona, por do të duhet të bëjmë diçka më shumë se në ndeshjen e parë".

"Është një ndeshje e bukur për tu luajtur. E në të njëjtën kohë të jep adrenalinën dhe frikën e duhur - analizoi Acerbi -. Ka gracka të mëdha, por ne duam të bëjmë diçka të jashtëzakonshme. Diçka që ishte e paimagjinueshme në fillim të sezonit". E kuptueshmë, ashtu si edhe një vigjilje plot ndjesi: "Jemi plot ankth, por ankth pozitiv. Ke njëmijë mendime, edhe pozitive edhe më pak pozitive. Kemi përballë një ekip të fortë por jemi edhe ne. Nuk kemi bërë ende asgjë”, vijon Acerbi.

ACERBI: "NËSE DALIM, SEZON M*TI"

"Nëse mendojmë se kemi një për qind më shumë shanse për të kaluar, do të bënim një gabim të madh. Por ne nuk jemi të tillë. Nuk jemi aspak të sigurtë. Edhe pas ndeshjes së parë festuam por jo shumë. Gjithçka është ende në lojë, duhet të kesh qasjen e duhur dhe të mos humbasësh ekuilibrin", shpjegoi Acerbi. Rreziku i eliminimit do të ndryshonte fytyrën e sezonit dhe mbrojtësi nuk ka ndërmend ta fshehë: “Nëse nuk kalojmë, është një sezon m*ti. Mjafton vetëm një ndeshje për ta kthyer vitin, jo një dështim, por pothuajse. Deri tani ka qenë një sezon shumë i mirë”.

FRIKË NGA LEAO

Për Milan do të kthehet Leao: "Ai është lojtari i tyre më i mirë, do ta ndalojmë me të gjithë ekipin. Duhet të presim më të mirën nga Milan, do të jetë një provë krenarie për ta. Përmirësim në mbrojtje? Nga ana jonë e gjithë skuadra ka ndërruar marsh. Pa kohezionin e të gjithëve nuk fiton dot”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI