Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Bonolis, fjalë të rënda për Skriniar: "Një mosmirënjohës, te PSG do jetë kukull mes kukullave"

Lapsi.al 15 May 2023
Bonolis, fjalë të rënda për Skriniar: "Një

Paolo Bonolis sulmon me fjalë të ashpra Milan Skriniar. Sllovaku në fund të qershorit do të largohet nga Inter me kosto zero, për tu trasferuar te PSG. "Çfarë mendoj unë për Skriniar? Mosmirënjohës, nëse duam të japim një përkufizim të saktë. Nëse ai do të kishte dashur të bënte këtë ndryshim në trajektoren e karrierës, mjaftonte ta thoshte. E në vend të kësaj nuk e bëri për t'u larguar me parametër zero dhe të merrte një pagë më të lartë. Mund ta kursente këtë, nuk e bëri dhe do të shkojë në Paris te një PSG që do ta mbushë me para. Atje do të jetë një kukull mes kukullave, ndërsa këtu në Milano, përkundrazi, ishte një idhull”. Këto janë fjalët e Paolo Bonolis, moderator televiziv dhe tifoz i madh i Inter, në “La politica nel calcio” në Rai Gr Parlamento, për mosrinovimin e Milan Skriniar.

Më pas një batutë mbi qëndrimin e mundshëm të Romelu Lukaku: "Duhet të shohim. Është e vështirë ta përkufizosh, në kushtet aktuale nuk do të ishte keq ta mbash. Por siç thotë me të drejtë Marotta, mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë".

Lexo më tej: Skriniar operohet në shpinë, humb euroderbin me Milan: ndërhyrja në klinikën e mjekut të Psg

Në fund, Bonolis ka folur edhe për një nënshkrim të mundshëm, për të përmirësuar Inter: "Marotta është një zotëri i tregut, një menaxher i madh që kupton futbollin. Një lojtar që do ta shihja mirë te Inter është Kvaratskhelia, një futbollist i madh, ose Dybala. Ne duhet të zëvendësojmë Correa dhe një lojtar i tillë do të ishte perfekt. Një lojtar që arrin ta driblojë kundërshtarin”, përfundoi Bonolis.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI