Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Video/ Liverpool masakron Leicester: dygolësh i Curtis Jones e Reds kthehen të ëndërrojnë Champions

Lapsi.al 15 May 2023
Video/ Liverpool masakron Leicester: dygolësh i Curtis Jones e Reds kthehen

Java e tretë nga fundi e Premier League u mbyll me një sukses 3-0 për Liverpool në Leicester. Dygolëshi i Curtis Jones (33' dhe 36') dhe goli i Alexander-Arnold në minutën e 71' i çojnë Reds fare pranë zonës Champions. Të besuarit e Klopp janë tashmë -1 nga vendi i katërt, por me Newcastle dhe United që kanë një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Foxes janë të parafundit me 30 pikë, 180 minuta nga fundi i kampionatit. Makthi i rënies është gjithnjë e më afër.

Liverpool nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendi i katërt. Demonstrimin e ka dhënë nga King Power Stadium me një 3-0 ndaj një Leicester asnjëherë më afër rënies. Në fillim Alisson bëri shpëtimtarin ndaj Vardy. Protagonist, në pjesën e parë, megjithatë, ishte padiskutim Curtis Jones, i ndihmuar edhe nga Momo Salah. Egjiptiani i shërbeu 22-vjeçarit që përfitoi nga krosimi i tij dhe shënoi. Pas një kontrolli në VAR, Klopp mund të festonte. Foxes e ndjenë goditjen dhe pësuan menjëherë të dytin, me Salah që shërbeu sërish për Curtis Jones që realizoi në minutën e 36'.

Leicester bëri pak dhe në pjesën e dytë erdhi edhe trisi i Reds. Asisti i tretë i mbrëmjes nga Salah, që komunikoi në mënyrë perfekte me Alexander-Arnold. Mbrojtësi shënoi golin e 3-0 në minutën e 71' duke mbyllur ndeshjen. Fundi i takimit ishte akademi e pastër për Reds, që shkojnë në 65 pikë.

ZONA CHAMPIONS PËR REDS, RREZIKU CHAMPIONSHIP PËR FOXES

Liverpool i Klopp është -1 nga Newcastle dhe Manchester United, të cilët megjithatë kanë një ndeshje për të luajtur. Megjithatë, muajt e fundit e kanë lejuar Salah dhe shokët e tij të ëndërrojnë për një rikthim të bujshëm. Nga ana tjetër, ai që duhet të shmangin një makth në 180 minutat e ardhshme është Leicester. Foxes kanë 30 pikë dhe janë të parafundit në renditje. Shpëtimi, me Everton në kuotën 32, nuk është larg, por do të nevojitet një gjysmë mrekulli e stilit të vitit 2016, për të mos përfunduar në Championship.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI