Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Bastoni kërkon ekuilibër në derbi: "Milan gati për luftë, do të jetë një tjetër betejë e ashpër"

Lapsi.al 16 May 2023
Bastoni kërkon ekuilibër në derbi: "Milan gati për

Alessandro Bastoni është njeriu i kopertinës për ndeshjen e shumëpritur të sotme. Në euroderbi, Inter pas 2-0 në ndeshjen e parë, është vetëm 90' larg një finaleje historike të Champions League. "Si do të jetë udhëtimi nga Appiano Gentile në San Siro? Si çdo herë tjetër. Sepse, siç e thashë më parë për Benfica, është një ndeshje futbolli dhe si e tillë duhet jetuar. Me gjithë gëzimin dhe dashurinë që ndjejmë për këtë sport - deklaroi mbrojtësi zikaltër -. Do të jetë e rëndësishme të mbajmë një ekuilibër të madh, sepse do të jetë një tjetër betejë e vështirë. Ata do të jenë të ashpër sepse duhet të rikuperojnë rezultatin. Ne do të duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të luajmë siç dimë. Fuqia e këtij grupi është se jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi. E dimë se vetëm të bashkuar mund të marrim kaq shumë kënaqësi".

Bastoni ripërshkon rrugën e vështirë që e çoi Inter në gjysmëfinale të kompeticionit. “I gjithë udhëtimi ynë ishte i rëndësishëm. Shumë në grup menduan se ishim të dënuar dhe në vend të kësaj ne u kualifikuam”.

Lexo më tej: Dy gola për tu përmbysur, me një Leao më shumë: euroderbi Inter-Milan vlen një biletë në Stamboll

Nëse do të zgjidhte ndeshjen më të bukur, Bastoni nuk ka dyshime: “Ajo kundër Benfica (ku u vlerësua nga UEFA si lojtari më i mirë në fushë, red.). Ishte një ambient shumë i ngrohtë, një atmosferë e pabesueshme dhe fitorja është edhe më e bukur kështu”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI