Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Ariedo Braida ripërjeton derbin me Inter: "Milan do ta përmbysë 2-0 me Leao, është një Gullit modern"

Lapsi.al 16 May 2023
Ariedo Braida ripërjeton derbin me Inter: "Milan do ta

Ariedo Braida mes të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Si ish-drejtues i Milan dhe një tifoz i madh, është e pamundur të mos mendojë për derbin e sotëm: "Pres një ndeshje në të cilën Milan duhet të reagojë ndaj paraqitjes së keqe në ndeshjen e parë. Aty kuqezinjtë u dominuan. Në futboll fitohet dhe humbet, por në ndeshjen e parë nuk pati asnjë paraqitje të denjë për një gjysmëfinale të Champions League nga skuadra e teknikut Pioli. Futbolli është i çuditshëm, nëse fillon fort dhe gjen menjëherë një gol, lojërat mund të rihapen. 0-2 është një rezultat që mund të përmbyset. Megjithatë, duhet Milan i vërtetë, një ekip që luan me dëshirë dhe krenari”.

Milan që, në krahasim me ndeshjen e parë, do të ketë Rafael Leao: "Ai mund të japë një shkundje. Ai është një nga lojtarët e paktë në botë që mund të të bëjë të fitosh ndeshjen i vetëm. Ai është i mrekullueshëm, sigurisht lojtari më i fortë dhe më i rëndësishëm i Milan. Me të, gjithçka mund të ndodhë. Leao bën gjëra në fushë, që të tjerët nuk mund t'i bëjnë. Ai është një Gullit modern: strukturat fizike të të dyve janë të ngjashme. Ata heqin terrenin nga toka për fuqinë që shprehin kur nisen në progresion. Janë të pandalshëm”, ishin fjalët e Braida për Libero.

LAUTARO SI KUNDËRSHTAR

Si kundërshtar do të jetë Lautaro Martinez, një rrezik që Milan duhet ta neutralizojë nëse mendon rikuperimin: "Sulmuesit janë gjithmonë më të preferuarit. Lautaro është bërë super-lojtar dhe mund të kërkohet nga klubet e mëdhenj, duke qenë se gjysma e Premier League është në kërkim të një sulmuesi".

E ARDHMJA TE MONZA

Në të ardhmen e drejtuesit aktual të Cremonese është Monza, ku do të riformojë dyshen historike me Adriano Galliani. Njoftimi është shumë afër dhe Braida nuk është se e mohon: "Ata po bëjnë një kampionat të mrekullueshëm për të thënë të paktën. Palladino i ka dhënë identitet dhe organizim të nivelit: është plusi i klubit. Rikthimi im? Jam i sinqertë: do të doja të kthehesha të punoja me Berlusconi dhe Galliani. Njihemi prej një jete. Jam rritur si njeri në Monza dhe do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, edhe pse jam i lumtur në Kremona".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI