Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Video/ "Të heq kokën", Torres kërcënon Arbeloa dhe përjashtohet: evitohet rrahja në Real Madrid-Atletico

Lapsi.al 16 May 2023
Video/ "Të heq kokën", Torres kërcënon Arbeloa dhe

Në Valdebebas ndeshja mes Real Madrid Juvenil A dhe Atletico Madrid Juvenil A, për kthimin e çerekfinaleve të kampionatit spanjoll Primavera u shenjua nga një incident. Sfida përfundoi me fitoren 4-2 të Blancos në kohën shtesë. Një ndeshje spektakolare, si çdo derbi madrilen pavarësisht kategorisë. Gjatë ndeshjes, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përplasja mes dy trajnerëve Fernando Torres dhe Alvaro Arbeloa.

Ndeshja u zhbllokua me epërsinë e Atletico në minutën e 14', që shkoi 0-2 në minutën e 35'. Nga këtu nisën protestat e pankinës së Torres. Ish-sulmuesi në disa raste i ankohet arbitrit për disa faulle të supozuara të pa sinjalizuara në favor të colchoneros.

Në rrethanat në fjalë ka ardhur edhe përgjigja e Arbeloa, protagonist i një përplasje të ashpër verbale me pankinën e Atletico. Më pas, në pjesën e dytë, rikthimi i Real Madrid, që kulmoi me golin e barazimit në minutën e 95'. Pas këtij episodi u regjistruan shkëndija mes dy trajnerëve dhe ish-shokëve të skuadrës (në kombëtaren spanjolle dhe Liverpool).

Pas një sërë ofendimesh reciproke, me Torres, i cili sipas asaj që doli, i kishte thënë Arbeloa, “Të heq kokën”, trajneri i blancos iu afrua atij colchoneros. Torres shtyu kolegu duke marrë menjëherë përjashtimin. Një rrahje e evituar pikërisht në fund dhe fatmirësisht u shmang falë ndërhyrjes në kohë të anëtarëve të dy stafeve.

@relevo_deportes La #bronca entre #FernandoTorres y #ÁlvaroArbeloa. #tiktokdeportes #tiktokfootballacademy #juvenil #atleti #arbeloa #torres ♬ sonido original - Relevo

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI