Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Commisso vrer kundër Chiesa e Vlahovic: “Ja përse shkuan në Torino”

Lapsi.al 16 May 2023
Commisso vrer kundër Chiesa e Vlahovic: “Ja përse shkuan në

Pronari i Fiorentinës Rocco Commisso, kur intervistohet, rrallë thotë gjëra të parëndësishme. E shumica e deklaratave të tij kanë një emërues të përbashkët: Juventus. Sipërmarrësi italo-amerikan, gjatë një konference të mbajtur në Universitetin e Firences, në fakt foli për menaxhimin e klubit Viola. Por ai nuk kurseu një sulm shumë të ashpër ndaj dy ish-lojtarëve të tij, Chiesa dhe Vlahovic. Ata janë "fajtorë" se kaluan në momente të ndryshme në bardhezi.

Duke folur për drejtimin e Fiorentinës së tij, Commisso nënvizoi dallimin ekonomik mes futbollit italian dhe atij anglez. Numri 1 i klubit theksoi megjithatë se emrat e mëdhenj të Premier League shpenzojnë në mënyrë disproporcionale: “Me këto klube në Angli gjithçka është shumë e komplikuar”, nisi sipërmarrësi. Pastaj erdhi goditja e dyfishtë: “Ata bëjnë pak si bënte Juventus, që i paguante lojtarët më shumë se sa vlenin. E ne kemi humbur lojtarë si Chiesa, Vlahovic dhe Bernardeschi. Por ata nuk shkuan në Torino për fanellën, por vetëm për paratë”.

Lexo më tej: Commisso tallet me Juventus: “Vlahovic shënon sa gjysma e Cabral-Jovic dhe u paguam 70 milionë”

“UNË TË PAKTËN NUK KAM SHPENZUAR ASGJË…”

Megjithatë, sipërmarrësi është i bindur se paratë nuk bëjnë një ndryshim kaq absurd, veçanërisht nëse shpenzohen keq: “Ekipet angleze? Chelsea ka shpenzuar miliona për të qenë i dymbëdhjeti. Të paktën nuk kam shpenzuar asgjë”, shtoi ai duke qeshur. Komenti përfundimtar për klubet italiane që janë ende në kompeticionet e kupave europiane: “Këtë vit po bëjmë mirë në Evropë. Shpresojmë të fitojmë dhe të ecim përpara”. Me një finalist të sigurt në Champions League dhe Juventus dhe Romën ende në garë të plotë në Europa League, testi më i vështirë në ndeshjen e kthimit do të jetë për Fiorentinën. Skuadra e presidentit Commisso është e thirrur në cështje për të përmbysur 1-2 e pësuar në shtëpi ndaj Basel.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI