Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Dimarco, 20 vjet më parë tifoz i dëshpëruar, tani protagonist në finale: "Inter ta kisha premtuar"

Lapsi.al 17 May 2023
Dimarco, 20 vjet më parë tifoz i dëshpëruar, tani
"Ta premtova 20 vjet më parë në San Siro. Sot i vendosëm gjërat në vend: MILANO JEMI NE". Federico Dimarco mori hakmarrjen e tij. Mbrojtësi i Inter ishte në stadium si tifoz për euroderbin e hidhur në vitin 2003: “Nuk kam kujtime të mrekullueshme si tifoz i Inter, por të mendosh se 20 vjet më parë isha aty për ta parë dhe tani kam mundësinë të luaj është një emocion i pabesueshëm”. Këto ishin fjalët e thëna prej tij në prag të gjysmëfinales së parë. Tashmë ka vend vetëm për gëzimin për finalen e Champions League të arritur me fanellën e skuadrës së tij të zemrës. Lexo më tej: Video/ Dimarco eliminon Juventus: finalisti i parë i Kupës së Italisë është Inter Në fund të ndeshjes Dimarco mori në dorë mikrofonin e folësit të stadiumit, duke lëshuar thirrje që ndezën tifozët zikaltër. Koret nga "kush nuk kërcen është kuqezi" në "të gjithë në Stamboll", bënë të dridheshin tribunat e stadiumit Meazza. Mbrojtësi është protagonist i këtij sezoni për Inter. Zikaltrit janë edhe në finalen e Kupës së Italisë, ku eliminuan Juventus pikërisht me golin e Federico Dimarco.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI