Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

"Na mungon vetëm Champions" Guardiola kërkon të kthyejë mallkimin, Ancelotti kujdeset për penalltitë

Lapsi.al 17 May 2023
"Na mungon vetëm Champions" Guardiola kërkon të

Finalisti i parë është përcaktuar, tashmë Manchester City e Real Madrid luajnë për një biletë drejt Stambollit. Guardiola kërkon hakmarrje pas rikthimit të zhurmshëm të pësuar vitin e kaluar: "U them lojtarëve të jetojnë momentin dhe ta shijojnë sepse jemi me fat - deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp - Nuk duhet të bëjmë asgjë të jashtëzakonshme, varet nga ne. Duhet të japim gjithçka dhe të jemi vetvetja. Vijmë shumë mirë në këtë ndeshje, por duhet të luajmë më mirë se Real Madrid, dëshira nuk mjafton”.

“Duhet të jemi më të mirë se Real për të shkuar në finale – përsëriti trajneri spanjoll –. Duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë, por arrijmë mirë atje. Jemi në finalen e FA Cup dhe një ndeshje larg nga fitimi i Premier League - shtoi Pep, duke pritur me padurim "Tripletën" -. Askush nuk më tha të fitoja Ligën e Kampionëve kur mbërrita, por na mungon vetëm ajo. Kemi fituar çdo titull përveç këtij... E duam. Njerëzit thonë se jemi afër, por unë mendoj se jemi larg".

MALLKIM PËR CITY...

"Kam luajtur 10 gjysëmfinale e kam humbur 7 në Champions, kështu që e di çfarë ndjesie provohet", shtoi pastaj Guardiola. Tekniku ka folur edhe për lojtarët: "De Bruyne është stërvitur normalisht. I vetmi që është jashtë është Aké". Spanjolli pastaj është ndalur te kundërshtari Real Madrid, duke përdorur një batutë: "Nuk e di përse janë kaq të fortë në Europë, po ta dija do dija si ti mundja. Kanë patur gjithnjë lojtarë me kualitet, pa atë standard nuk do kishin arritur këto objektivë".

Lexo më tej: Grealish zbulon ‘sekretin’ e Manchester City përmes një foto në rrjetet sociale: bindje e perceptim, receta e Pep

MAKTHI HAALAND, ADN DHE PENALLTITË

Carlo Ancelotti është gati të luajë për të hyrë në finalen e panumërt të Champions në karrierën e tij legjendare: "Plani është i zakonshmi, të përpiqem të marr më të mirën nga lojtarët e mi - ishin fjalët e trajnerit të Real Madrid në vigjilje të gjysmëfinales së dytë kundër Manchester Cityt -. Mendoj se mund të bëjmë më mirë se në ndeshjen e parë. Duke parë lojën, pashë se ku mund të përmirësohemi dhe do të përpiqemi".

Blancos pas 1-1 në Bernabeu, nuk mund të përjashtohet që të nevojiten penalltitë për të konfirmuar fituesin: “Nuk e mendoj këtë. Por nëse shkojmë deri aty, realiteti është se nuk mund të stërvitesh shumë. Edhe sepse atmosfera në stadium nuk do të jetë kurrë ajo e një seance stërvitore. Por ne po mendojmë të fitojmë ndeshjen”.

Pavarësisht eksperiencës së madhe, teknikut Ancelotti nuk i mungojnë emocionet: “Jam shumë i qetë, por edhe i emocionuar dhe i sigurt. Tashmë e di që nesër do të kem ndjesi të këqija: se Haaland do të shënojë, se De Bruyne do të shënojë nga jashtë zonës... Më duhet të mendoj për driblimet e Vini dhe golat e Karim. Arritja këtu nuk është e lehtë dhe ne do të argëtohemi."

ADN FITUESE

Së fundi, një reflektim mbi ADN-në evropiane të Real: "Nuk është e lehtë të shpjegohet, por mendoj se Champions është tashmë e veçantë. Duke filluar nga ato pesë Kupat e para evropiane (1956-1960, red). Për të gjithë, për lojtarët dhe për stafin në puna, kjo kupë është shumë e rëndësishme. Gjëja me të vërtetë e rëndësishme është që klubi ka mbajtur të gjallë kujtimin e Di Stefano, Gento dhe Amancio (tre kampionë të Europës me Real që u ndanë nga jeta vitet e fundit, red)".

FORMACIONET E MUNDSHME

Manchester City:

Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

Real Madrid:

Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI