Flash

"Kujtoja se po tallej": Steven Zhang zbulon profecinë e Lukakut, në Duomo festë e çmendur zikaltër

Lapsi.al 17 May 2023
"Kujtoja se po tallej": Steven Zhang zbulon profecinë e Lukakut,
Steven Zhang është shumë i kënaqur pas arritjes së finales së Champions League: “Çdo sezon është i veçantë. Por nëse do të më kishin thënë në fillim të këtij sezoni se do të arrinim në finalen e Champions League, do ta kisha vështirë ta besoja. Në fakt, në fillim të sezonit më kishte thënë Lukaku. Mendova se po bënte shaka, por ndeshje pas ndeshje filluam ta besojmë". Duke folur për Mediaset, presidenti i Inter ka bërë të qartë se tani synon të ngrejë Kupën: "Ky klub ka një traditë fituese, kur e blemë shtatë vjet më parë e dinim se sa i rëndësishëm ishte. Projekti është gjithmonë të luftojmë për të fituar". Tani, kundërshtari nuk është ende përcaktuar, me City e Real që mund të jenë përballë zikaltërve në Stamboll. E megjithatë, Zhang nuk ka preferenca se cilin do të donte në finale: "Real Madrid dhe Manchester City janë njësoj të fortë. Ne duhet të angazhohemi dhe të luftojmë kokë ulur, këdo që të takojmë”, tha Zhang. Lexo më tej: Video/ Feston Inter, pas 13 vitesh në finalen e Champions: Lautaro mbyt Milan e shkon në Stamboll

FESTA NË DUOMO

Ndërsa presidenti kujton profecitë, deliri pushtoi rrugët e Milanos pas triumfit të Inter në San Siro. Festa e tifozëve nisi menjëherë pas fitores me Milan dhe arritjes në finalen e Champions League. Tifozët zikaltër vazhduan festën në afërsi të stadiumit dhe pjesërisht u derdhën në Piazza Duomo nga ana e Galerisë. Brirët binin papushim dhe nuk mungouan as fishekzjarrët.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI