Flash

Milan jashtë Champions, Tapiri i Artë shkon për Piolin: "Kur ngjitesh lart e rrëzohesh vritesh më shumë"

Lapsi.al 17 May 2023
Milan jashtë Champions, Tapiri i Artë shkon për Piolin: "Kur

Mbrëmjen e sotme në Striscia la Notizia, trajneri i Milan, Stefano Pioli, do të marrë trofeun që nuk do të donte. Tapiri i parë i Artë për teknikun kuqezi pas eliminimit nga Champions League ndaj Inter. Gazetari i emisionit investigativ, Valerio Staffelli, u takua me trajnerin Pioli pas shembjes së mbrëmshme në San Siro: "Të kam sjellë çmimin e vetëm që do të fitosh këtë vit. Të ka zhgënjyer dikush nga ekipi?" e ngacmoi gazetari.

Përgjigja e teknikut pastaj është elegante si gjithnjë, pavarësisht një çmimi si Tapiri: “Kemi dhënë gjithçka. Kur ngjitesh kaq lart dhe pastaj bie, vritesh edhe më shumë”. I dëshpëruar Pioli që në fakt ka humbur këtë sezon katër ndeshje në 5 përballë Inter. Para se ta nxirrnin jashtë Champions me dy fitore për një agregat 3-0, zikaltrit i morën edhe Superkupën e Italisë.

Lexo më tej: Fabio Capello kryqëzon Milan dhe teknikun Pioli: “Nuk arrin të gjejë kundërmasa, nuk është hera e parë”

Pioli në fakt ishte kritikuar edhe nga ish-trajneri i kuqezinjve Fabio Capello, për performancën katastrofike të ndeshjes së parë: “Nuk arrin të gjejë kundërmasa, nuk është hera e parë. Nuk është derbi i parë që luhet kështu. Mesfusha nuk bëri kurrë filtër. Mesfushorët e Interit ishin gjithmonë të lirë dhe krijuan dyfishin e problemeve”, u shpreh në atë rast Don Fabio.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI