Flash

Gazetari kërkoi të ndizte polemika kundër Milan: përgjigja e Calhanoglu i mbyll gojën

Lapsi.al 17 May 2023
Gazetari kërkoi të ndizte polemika kundër Milan: përgjigja e
Inter shkoi në finalen e Champions, pas fitores 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Milan. Goli i Lautaro Martinez hipotekoi kalimin në aktin e fundit në Stamboll më 10 qershor, kundër fituesit mes Real Madrid dhe Manchester City. Protagonisti i ndeshjes ishte Hakan Calhanoglu, autor i dy paraqitjeve të shkëlqyera në euroderbi. Në fund të ndeshjes, gazetari i Sport Mediaset me një pyetje tendencioze kërkoi të ndizte polemika me Milan, që turku i driblonte me elegancë.

CALHANOGLU I MBYLL GOJËN GAZETARIT

“Nuk e di nëse ju kujtohet, por dy muaj më parë thashë se ëndërroja për finalen e Champions League. Sot kjo ëndërr u realizua dhe do ta luajmë në shtëpinë time, në Stamboll – tha Calhanoglu pas ndeshjes –. Dua të përgëzoj bashkëlojtarët e mi, tifozët tanë dhe Milan, që luajti një ndeshje të shkëlqyer. Sot ishte e vështirë sepse ishte një ndeshje e rëndësishme dhe jam i lumtur që fituam”. Lexo më tej: Dimarco, 20 vjet më parë tifoz i dëshpëruar, tani protagonist në finale: “Inter ta kisha premtuar” Në këtë pikë erdhi pyetja e gazetarit: “Nder për ty për komplimentet për Milan, por çfarë ndjesie mbani brenda pas kritikave të tifozëve kuqezi? Sa i lumtur jeni me zgjedhjen që keni bërë për të shkuar te Inter?”. E në në atë moment mesfushori turk u përgjigj në mënyrë shembullore, duke shuar çdo lloj polemika: “Derbit janë gjithmonë ndeshje të vështira, por nuk dua të flas për të kaluarën. Nuk më pëlqen të hedh benzinë në zjarr. Unë jam ende në marrëdhënie të mira me Milan, me ish-shokët e mi të skuadrës, me stafin. Ne kemi respekt për Maldinin dhe Massara që jeton nën shtëpinë time dhe gjithmonë takohem”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI