Flash

"Erzeni humbi ndaj dy rivalëve": Shensoi enigmatik, Martini i dëshpëruar: ja deklaratat e trajnerëve

Lapsi.al 17 May 2023
"Erzeni humbi ndaj dy rivalëve": Shensoi enigmatik, Martini i

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të javës së 33 të Superiores, me rezultate befasuese. Teknikët pas ndeshjes kanë komentuar situatat, që kanë lënë gjithcka hapur edhe në tre javët e fundit, përfshirë mbijetesën. Nga Shensoi te Martini, të gjithë janë ende në lojë.

SHENSOI: "I BINDUR SE NUK BIEM"

Fitorja në transfertë me Erzenin ka entuziasmuar teknikun e Bylis Naxhi Shensoi: “Luajtëm, luftuam dhe fituam. Nuk ka filozofi sot, ne luajmë futboll thjesht kishim problem të realizonim. Kishim vetëm avantazh psikologjik, të dyja skuadrat kishin energji. Ne kishim energji pozitive, fituam stresin. Erzeni humbi sepse luajti ndaj dy kundërshtarve: Bylis dhe stresin e tyre që nuk arritën ta mposhtin. Jam shumë i lumtur për sot, Kaçorri bëri dy gola, mund të bënim edhe 3-4 gola. Para ndeshjes me Erzenin kishim pak shpresë për mbijetesë. Tani jam i bindur që s’do të biem nga Kategoria”, deklaroi tekniku i Bylis Shensoi, pas fitores 1-2 ndaj Erzenit.

KULI: "RESPEKTUAM KAMPIONATIN"

Pas suksesit 1-0 përballë Egnatias, Kastrioti mbetet matematikisht në lojë, edhe pse pa shumë shpresa: "Ishte e rëndësishme për të fituar duke parë klasifikimin - tha zv/tekniku i krutanëve Bekim Kuli -. Kur Malota doli me të kuqe u bë më e lehtë. E arritëm qëllimin falë Zotit.

Mbijetesa? Është shumë e vështirë por po bëjmë maksimumin për të respektuar kampionatin. Kemi bërë maksimumin edhe pse jo në fushën tonë dhe kjo na ka kushtëzuar”, tha Kuli për “Oversport”.

TETOVA: " MALOTA NA PENALIZOI"

“Mendoj se filloi pjesa e parë me një plogështi. Ekipi nuk ishte në ditë të mirë sot. Edhe pse doli Malota me të kuq, nuk ishte freskia që kemi gjithmonë. Kjo është edhe normale për faktin se javët janë të ngjeshura. Por shpresojmë ta kalojmë këtë gjë dhe të jemi gati për ndeshjen e radhës". Tekniku i Egnatias Edlir Tetova e ka të vështirë të pranojë se skuadra e tij ka hedhur poshtë një rast ideal për të siguruar Europën nga kampionati. "Janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur - tha ai - do të shohim ndeshjen e radhës. Ne kemi mundësi ta shohim Europën nga kampionati si fillim, se Kupa është në fund. Do të bëjmë maksimumin për fitore në ndeshjen e radhës, aty sigurohet gjithçka", përfundoi tekniku i rrogozhinasve.

Lexo më tej: Video/ Feston Bylis, -3 nga zona playout ku zhyt Erzenin, Vllaznia sheh Europën mes polemikave: ja rezultatet

SEDLOSKI: "LUAJTËM ME STRES"

Goce Sedloski provoi fitoren e parë që nga debutimi. Në mes ishin gjashtë ndeshje pa fitore. Suksesi 1-0 me Teutën ka shpërthyer polemikat, por ka kthyer Vllazninë në zonën europiane: “I falenderoj lojtarët e mi për fitoren, nuk ishte aspak e lehtë. Kemi qenë të lëkundur psikologjikisht, por këto pikë janë të vlefshme. E merituam fitoren. E mira do të ishte që ta kishim mbyllur që në fillim me 2-0, por i tillë është futbolli. Më pas luajtëm me stres, por e rëndëishme është fitorja dhe futbollistët ja dolën. Kemi 3 ndeshje dhe do të luajmë me kujdes për të arritur qëllimin tonë. Luajmë maksimalisht në ndeshjet që na presin, më të rëndësishmë ishin 3 pikët. Shumë lojtarë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë munguar në ndeshje”, deklaroi tekniku i Vllaznisë.

MARTINI: "JEMI FUTUR NË SIKLET"

Europa është katër pikë larg dhe Edi Martini ka parë t'i shpëtojë nga duart në Shkodrën e tij. Teuta ka dalë e mundur 1-0 dhe tani është me 42 pikë: “E filluam pjesën e parë shumë me qetësi, s'ishim agresivë, bëmë gabim tek goli. Në pjesën e dytë e rritëm ritmin, kishim rastet tona, na vjen keq që nuk shënuam gol. Por gjithsesi ky është futbolli. Janë edhe tre ndeshje, asgjë nuk është mbyllur. Rrezikojmë Europën. Me fitoret e Kukësit, Kastriotit dhe Bylisit, janë afruar shumë afër, jemi futur në siklet. Ndeshjen e fundit fare e kemi me Partizanin por jemi ende brenda objektivit”, e mbylli Martini.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI