Flash

"Nuk merremi me arbitra": Halili i lumtur për barazimin, por nuk thotë asnjë fjalë për Shehin

Lapsi.al 17 May 2023
"Nuk merremi me arbitra": Halili i lumtur për barazimin, por nuk

“Kishim ndeshje të vështirë dhe çdo pikë është e rëndësishme. Ne themi që në krahasim me humbjen, të marrësh barazimin dhe mbetesh në krye është shumë mirë. Kishim dëshirë të fitonim, pasi çdo skuadër e do. Kishim shumë mungesa dhe mendoj se kemi marrë diçka shumë të mirë këtë ndeshje". Refik Halili i gëzohet barazimit 1-1 me Partizanin në derbi, që e mban Tiranën dy pikë para në krye të renditjes. Presidenti i bardhebluve megjithatë eviton të flasë për rinovimin me trajnerin Orges Shehi, që mes shumë problemeve, po udhëheq skuadrën drejt titullit të dytë radhazi.

Halili ka shmangur përplasjet për arbitrimin, ndonëse penalltia e padhënë i djeg ende: "Ne si klub kemi si vite që nuk merremi me arbitra. Kemi arbitra të mirë që dinë ta bëjnë punën. Janë diçka që nuk më takon mua. Kur mbyllet, mbyllet. Nëse jepet gjatë ndeshjes, jepet. Ne arritëm të marrim atë që merituam".

Lexo më tej: “Ishim të irrituar, arbitri na hëngri hakun”: Shehi nuk harron prekjen me dorë të topit nga Telushi

Misioni kampionat është ende i papërmbushur, por është pranë, njësoj si Kupa. Tirana është në finale dhe ëndërron një tripletë, bashkë me Superkupën, që tashmë e ka fituar: "Të mbarojmë njëherë këtë. Klubi ynë ka bërë diçka shumë të mirë, jemi korrektë dhe klub shumë serioz. Respektojmë kampionatin për ta çuar në nivele të larta. Falënderoj tifozët që shpenzojnë dhe na ndihmojnë për të arritur suksesin”, u shpreh Halili.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI