Flash

Barazimi me Tiranën praktikisht i humbi titullin, habit Colella: "Nuk është rezultat i keq"

Lapsi.al 17 May 2023
Barazimi me Tiranën praktikisht i humbi titullin, habit Colella: "Nuk
“Sipas meje mund të bënim shumë më mirë nga pikëpamja e paraqitjes. Paraqitja nuk ishte e mirë. Ndodh që të barazosh me Tiranën dhe nuk është rezultat i keq. Ishte më mirë një paraqitje shumë më e gjallë. Por ndodh, presioni i derbit, momenti…". Giovanni Colella komenton kështu barazimin 1-1 me Tiranën, që mban bardheblutë në krye të renditjes tre javë nga fundi. Tekniku i Partizanit bën sikur nuk e kupton rëndësinë e ndeshjes që nuk arriti të fitojë. Sigurisht nuk është e lehtë të fitosh një derbi e me një skuadër kryesuese, por e goditur nga mungesat Tirana ishte praktikisht pa pankinë. Për më tepër, mungonte golashënuesi më i mirë i kampionatit e qendërsulmues luante një anësor. "Sipas meje, është një nga paraqitjet më të dobëta që kemi bërë. Nuk jam i kënaqur nga paraqitja, mund të bënim më mirë, absolutisht. Pavarësisht kësaj ishim në avantazh. Por kur luan ndaj skuadrave të forta është kështu". Lexo më tej: Video/ Deliu i heq dorën nga titulli Partizanit: Tirana mbron kreun me një barazim mes incidenteve e polemikave Colella mbetet i dyti, por është i pari për justifikime: "Tirana me mungesa? Është normale, nëse kanë një mentalitet të mirë dhe të përgatitur siç janë, e përballojnë edhe mungesën e elementëve. Edhe ne na ka ndodhur që të mbajmë një ndeshje me mungesa. Kemi luajtur edhe më mirë se kjo e sotmja - tha Collela -. Kur një skuadër ka mungesa, çdokush e parashikon që fitohet ndeshja. Por nuk është e vërtetë. Duhet t’i japim merita kundërshtarit që u tregua i aftë, më i aftë se ne. Duhen komplimentuar për barazimin”, tha Colella pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI