Flash

"Ishim të irrituar, arbitri na hëngri hakun": Shehi nuk harron prekjen me dorë të topit nga Telushi

Lapsi.al 17 May 2023
"Ishim të irrituar, arbitri na hëngri hakun": Shehi nuk
“Ishte e vështirë, është evidente, për shkak të mungesave dhe presionit. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të qenë të rrezikshëm. Mungesat bënë të vetën. Nuk na bënë të dilnim në lojën tonë. Ishim në kontroll të lojës. Mendonim që të mbroheshim duke e pritur Partizanin, por ndodhi e kundërta, ata na pritën". Orges Shehi mund ti gëzohet një barazimi në një moment shumë delikat për skuadrën e tij. Tirana doli me një 1-1 nga derbi, edhe pse ishte pa Hasanin, Behiratche e Hilën. Tekniku megjithatë gjeti zgjidhjen surprizë me Berishën: "Kërkonim thellësinë me Berishën. Ai bëri mirë, edhe pse ka minuta të pakta. Në Kupë luajti mirë dhe fitoi besimin tonë. Të gjithëve iu vjen një ditë shansi. Gjumsi nuk e shkel shumë zonën, kërkon më shumë driblime". Lexo më tej: Barazimi me Tiranën praktikisht i humbi titullin, habit Colella: “Nuk është rezultat i keq” Pavarësisht një barazimi që i ngjan shumë fitores, duke qenë se Tirana mbetet dy pikë para Partizanit, tre javë nga fundi, Shehi nuk harron penalltinë e padhënë: "A ishte penallti prekja e topit me dorë nga Telushi? Të paktën të shihej në VAR. Lojtarët ishin shumë të irrituar, menduan se u ishte ngrënë haku. Gjithsecili ka këndvështrimet e veta, prandaj është i bukur futbolli”, e mbylli Shehi.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI