Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Vrαsja e shqiptarit në Spanjë/ U braktis nga një makinë në derën e spitalit

Lapsi.al 25 April 2023
Vrαsja e shqiptarit në Spanjë/ U braktis nga një

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar, personi i cili u braktis në derën e një spitali në Gorona të Spanjës me disa plagë thike në bark. Gjithsesi emri i tij mbahet sekret nga autoritetet. Ai u la para hyrjes së spitalit nga një makinë targa e të cilit është identifikuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, i riu shqiptar që nuk kishte dokumente me vete nuk mundi të mbijetojë.

Mjekët u thanë mediave spanjolle se i plagosuri ndërroi jetë menjëherë pas një arresti kardio-respirator si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në orën 2 të mëngjesit të së dielës së 23 prillit. Tashmë hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së viktimës për të zbuluar se kush apo cilët e vranë. Për ta nxjerrë nga makina ndihmoi një infermiere dhe një mjet.

Pas shpalljes së vdekjes së tij, çështja është marrë në dorë nga policia kriminale. Ata kanë marrë në pyetje edhe stafin e spitalit që e trajtoi të riun. Me identifikimin e targës së makinë u zbulua se edhe pronari i saj është një shqiptar, banues në jug të Kosta Bravës. Edhe ai është marrë në pyetje, por nuk dihen më shumë detaje. 

Ndonëse çështja po hetohet në fshehtësi të plotë, mediat spanjolle që citojnë burime nga policia thonë se nuk përjashtohet që të bëhet fjalë për një larje hesapesh mes organizatave kriminale rivale ose një “goditje” kur një organizatë sulmon një tjetër për t’i vjedhur drogën. Mediat spanjolle shkruajnë se mafia shqiptare aktualisht drejton trafikun e marijuanës në Katalonjë. Kjo pistë ka përforcuar dyshimet pasi asnjë mik apo familjar i viktimës nuk është paraqitur në spital. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI