Flash

Marokeni i rrëmben αrmën policit italian, ekzekutohet në vend

Lapsi.al 24 April 2023
Marokeni i rrëmben αrmën policit italian, ekzekutohet në

Momente terrori në një provincë të Vicenzas në Itali ku një shtetas maroken mbeti i vrαrë në një përplasje zjarri me karabinierët. Ai i kishte rrëmbyer αrmën njërit prej karabinierëve dhe kishte qëlluar në drejtim të një polici që mbeti i plagosur. Në atë moment pati menjëherë një shkëmbim zjarrit dhe i riu u ekzekutua.

Ngjarja ndodhi në Fara Vicentino. Policia ndërhyri menjëherë pas raportimit se një burrë i tërbuar bërtiste në mes të rrugës “Allah Akber”. Kalimtarët e alarmuar kërkuan ndërhyrjen e policisë. Në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e policisë lokale dhe karabinierët, të cilët kanë tentuar të negociojnë me burrin pa ia arritur.

Në një moment policët dhe karabinierët tentuan ta bllokojnë, por gjatë përleshjes ai mundi t'i rrëmbejë pistoletën e shërbimit një karabinieri dhe më pas ka hapur zjarr. Në atë moment, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit, duke e lënë të vdekur. Polici i plagosur ka marrë 2 plumba, njërin në gjoks, me dëmtim të një mushkërie dhe tjetri në sipërfaqe në pjesën e këmbës. Gjendja e tij në spital është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ikën papritur gazetari ikonë e Fox News

Një nga drejtuesit më të vlerësuar të televizionit amerikan, Tucker Carlson ka vendosur të largohet nga Fox News. Lajmin e konfirmoi gjigandi mediatik amerikan....

21:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI