Flash

Gafat nuk kanë fund, eliminuan United nga Europa League: Maguire e De Gea e kanë mbyllur me Ten Hag

Lapsi.al 23 April 2023
Gafat nuk kanë fund, eliminuan United nga Europa League: Maguire e De Gea e

Eliminimi i turpshëm nga Sevilla ishte 'dora' e fundit. Harry Maguire e David De Gea kanë fundosur Red Devils me gabimet e tyre. Të dy ishin protagonistë negativë në eliminimin në cerekfinale përballë Sevilla. Nuk mund të shkonte më keq për Manchester United që ishte favoriti kryesor për trofeun e Europa League. Në avantazh 2-0 në Old Trafford, në 10 minutat e fundit dy autogolë një prej të cilëve i Maguire i coi shifrat në 2-2. Në kthim pastaj andaluzianët u imponuan 3-0. E dy fajtorët kryesorë për eliminimin e United ishin Harry Maguire dhe David de Gea.

E me sa filtron nga mediat ishullore, gabimet e tyre do t’i kushtojnë dy lojtarëve largimin nga Manchester United. The Sun ka bërë të ditur se trajneri Erik Ten Hag tashmë i ka bërë të qarte klubit se nuk llogarit më shërbimet e De Gea dhe Maguire për sezonin e ri. Portieri spanjoll ka kontratë me Red Devils deri në verë. Klubi ka opsionin për t’ia rinovuar kontratën, por duket se një gjë e tille nuk do të ndodhë.

Lexo më tej: Video/ Eliminim i bujshëm i United në Sevilla: 1-1 kalon Juventus në gjysmëfinalen e Europa League

Në anën tjetër Maguire ka kontratë më afatgjatë me gjigantin anglez, por qendërmbrojtësi i kombëtares e ka mbyllur në Old Trafford. Në fakt, në klub, Ten Hag do të bëjë një spastrim të vërtetë. Holandezi dëshiron të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Raphal Varane, Lisandro Martinez, Casemiro, Fred, Antony, Marcus Rashford, Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Jadon Sancho e Luke Shaw janë të vetmit që e kanë të sigurt qëndrimin te United.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI