Flash

Apeli e skualifikoi, FIGC e fal me rregullin e paprecedent: Lukaku do të jetë në fushë kundër Juventus

Lapsi.al 22 April 2023
Apeli e skualifikoi, FIGC e fal me rregullin e paprecedent: Lukaku do të

Romelu Lukaku do të jetë rregullisht në fushë në San Siro të mërkurën në mbrëmje. Kështu, belgu do të jetë prezent në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventus. Gjykata e Apelit Sportiv konfirmoi skualifikimin e lojtarit për gjestin e bërë pas golit me panllti në Torino. E pas polemikave dhe zemërimit të Inter ("viktima është i vetmi fajtor"), presidenti i FIGC, Gabriele Gravina zbriti vetë në fushë. Interpretimi është, se numri 1 i Federatës ka dashur të japë një sinjal të fortë kundër racizmit, duke falur sulmuesin belg.

Gravina ka aktivizuar ekspertët ligjorë të Federatës së Futbollit për të gjetur një rrugë të realizueshme ligjërisht. Qëllimi ishte të arrihej rehabilitimi i Lukakut, por më shumë se çdo gjë tjetër pastrimi i imazhit të vetë FIGC. Rruga e faljes udhëhiqet shkurtimisht nga arti. 43 i kodit të drejtësisë sportive, i cili thotë si më poshtë: "Presidenti Federal, edhe me propozim të Këshillit Federal, mund të japë falje nëse është vuajtur të paktën gjysma e dënimit. Në rast të përjashtimit, falja nuk mund të jepet nëse nuk kanë kaluar të paktën pesë vjet nga miratimi i sanksionit përfundimtar”.

Lexo më tej: “Viktima u bë fajtori i vetëm”: Inter shpërthen pas rrëzimit në Apel të ankimimit për Lukaku

INTERPRETIMI I PAPRECEDENTË

Institucioni i faljes u krijua në fakt për pezullimet në kohë dhe deri më tani nuk ishte përdorur asnjëherë për ato “javore” që rrjedhin nga masat e marra në fushë nga gjyqtarët ndaj lojtarëve dhe drejtuesve. Interpretimi që është bërë thotë se nuk është falur skualifikimi, por vetëm kartoni i dytë i verdhë, i marrë pas festimit. Në këtë mënyrë, gjysma e dënimit. Kartoni i parë i verdhë do të mbetet dhe për këtë arsye Lukaku duhet ta luajë ndeshjen e dytë me kujdes, për të mos humbur finalen në rast të një kartoni të ri të verdhë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI