Flash

Video/ Xhaka shkon në gjysëmfinale të Conference League: Basel kalon në shtesë, AZ eliminon Anderlecht

Lapsi.al 21 April 2023
Video/ Xhaka shkon në gjysëmfinale të Conference League: Basel

Taulant Xhaka e Basel, AZ dhe West Ham, i bashkohen Fiorentinës në gjysmëfinale të Conference League. Zviceranët shkuan të fitonin në shtëpinë e Nice 1-2 pas kohës shtesë. AZ pati nevojë për penalltitë, për të eliminuar Anderlecht, ndërsa Hammers shkatërruan 4-1 Gent në cerekfinalet e kthimit.

Feston Xhaka, në katër më të mirët e turneut me Basel. Zviceranët kishin barazuar në shtëpi, e shkuan të fitojnë 1-2 në Francë, ndaj Nice, pas kohëve shtesë. Laborde shënoi për vendasit që në minutën e 9 dhe u duk kualifikim i arritur deri 4 minuta nga fundi. Piëkrisht në të 86' Augustin barazoi rezultatin, duke e cuar ndeshjen në shtesë. Basel ia del në minutën e 98' me golin e Nuhu.

Në Hollandë, AZ rikuperoi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë kundër Anderlecht. Pavlidis në 13 minuta e coi ndeshjen në ekuilibër, ndërsa për kualifikimin u deshën penalltitë. Holandezët u treguan të gjithë të saktë, ndërsa belgët shënuan vetëm një në tre tentativa.

Asnjë problem për West Ham, imponues 4-1 ndaj Gent. Belgët kishin barazuar në shtëpi, duke e bërë të dukej si një sfidë në ekuilibër. Madje Cuyper iluzionoi me avantazhin e minutës së 27, por Hammers e zgjidhën me Antonio 10 minuta më vonë. Në pjesën e dytë, Paqueta me penallti (55') e Rice tre minuta më vonë qartësuan idetë. Londinezët bën poker me Antonio, që hapi e mbylli llogarinë.

Europa Conference League Quarter-Finals

*AZ Alkmaar 2-0 Anderlecht (2-2)

Fiorentina 2-3 Lech Poznan (6-4)

Nice 1-2 Basel** (3-4)

West Ham United 4-1 Gent (5-2)

* Pas penalltive

** Pas kohëve shtesë

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI