Flash

Pranohet ankimimi i Juventus në Kolegjin e Garancisë: rikthehen provizorisht 15 pikët në renditje

Lapsi.al 20 April 2023
Pranohet ankimimi i Juventus në Kolegjin e Garancisë: rikthehen
Kolegji i Garancisë në Coni pranoi ankimimin e Juventus kundër dënimit me 15 pikë penalitet për çështjen e fitimeve kapitale. Megjithatë, rikthimi është provizor, sepse procedurat i janë referuar drejtësisë së Federatës së Futbollit, veçanërisht Gjykatës Federale të Apelit, për një vlerësim të ri. U pranua edhe ankimimi i Pavel Nedved, Paolo Garimberti dhe Enrico Vellano, qëndrime këto që u bënë thelbësore sipas Kolegjit për ripërcaktimin e sanksionit nga drejtësia e FIGC. Ndërkohë, ankimiet e Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Maurizio Arrivabene dhe Federico Cherubini u refuzuan. Lexo më tej: Juventus, zona Champions bëhet një mirazh: Allegri shpreson te Coni e Europa League

ÇFARË NDODH TANI...

Bardhezinjtë rifitojnë kështu pikët që u kishte hequr dënimi i Gjykatës së Apelit. Juventus ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 59 pikë, në pritje të një prononcimi të ri nga gjyqtarët. Vendimi i ri, sidoqoftë, duhet të bëhet në fund të majit. Ndërkohë priten edhe motivimet e Kolegjit të Garancisë. Për këtë janë 30 ditë kohë në dispozicion, por publikimi i tyre mund të bëhet edhe pas dy javësh. Vendimi i ri mund të kundërshtohet nga ana e Juventus. Një lëvizje e tillë ka rrezikun që vendimi përfundimtar për këtë çështje të arrijë pas përfundimit të kampionatit (dita e fundit është në kalendar më 4 qershor).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI