Flash

Skriniar operohet në shpinë, humb euroderbin me Milan: ndërhyrja në klinikën e mjekut të Psg

Lapsi.al 20 April 2023
Skriniar operohet në shpinë, humb euroderbin me Milan: ndërhyrja
Sezoni i fundit i Milan Skriniar te Inter nuk ka paqe. Pas gjithë telenovelës së pafund për rinovimin e tij që nuk u arritur, problemi i shpinës që e mundon prej javësh bëhet edhe më i ndërlikuar. E dëshmon operacioni që mbrojtësi sllovak kreu në Francë, pranë Bordo. Rehabilitimi postoperativ do të zgjasë disa javë dhe përshtypja është fundi i sezonit është në rrezik. Problemi fizik për mbrojtësin është në një pjesë të trupit jashtëzakonisht të komplikuar për t'u menaxhuar. Nuk është për t'u habitur që Skriniar iu nënshtrua një operacioni në Clinique du Sport në Merignac, duke qenë se është vendosur transferimi i tij te Paris Saint-Germain. Klubi, si traditë, do të kryejë kontrolle shtesë përpara se të nënshkruajë me sllovakun. Në fakt, struktura i përket mjekut të klubit francez Christophe Baudot. E kjo është më shumë se një indicie... Njoftimi zyrtar për shtyp flet për “operacion në shpinë” dhe Simone Inzaghi duhet të vazhdojë të bëjë pa mbrojtësin në angazhimet e ardhshme të skuadrës. Goditje e keqe, si për gjysmëfinalen historike të Champions League ndaj Milan, ashtu edhe për garën drejt vendit të katërt në kampionat.

FJALËT E SKRINIAR

Menjëherë pas njoftimit të klubit, vetë Skriniar publikoi një histori në Instagram: "Dua t'u dërgoj një përqafim shokëve të mi. E t'i falënderoj për kualifikimin e mrekullueshëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Dua t'i qetësoj të gjithë për gjendjen time pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë kundër Benfica. Dje, në marrëveshje me Interin, unë iu nënshtrova një operacioni për t'u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të bëj një rehabilitim të shkurtër, për të rifilluar aktivitetin agonistik. Përshëndetje të gjithëve”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI