Flash

Napoli del i dërrmuar nga Champions: Politano, Mario Rui e Rrahmani humbasin ndeshjen me Juventus

Lapsi.al 19 April 2023
Napoli del i dërrmuar nga Champions: Politano, Mario Rui e Rrahmani

Napoli del i dërrmuar nga sfida e Champions League, ku u eliminua nga duart e Milan. Në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër Juventus, Luciano Spalletti humb tre lojtarë themelorë. Mario Rui, Politano dhe Rrahmani, të gjithë u larguan para kohe në ndeshjen e luajtur në Maradona. Mbrojtësi portugez iu nënshtrua testeve të cilat evidentuan një shembje të kokës të fibulës së djathtë. Edhe sulmuesi iu nënshtrua kontrolleve të nevojshme, të cilat zbuluan një ndrydhje të shkallës së parë të kaviljes së majtë. Për mbrojtësin kosovar, ndërkohë, një ndrydhje e lehtë e kaviljes së djathtë.

Pas eliminimit nga Champions League, Napoli iu rikthye menjëherë punës për t'u përgatitur për ndeshjen kundër Juventus në Torino. Siç është komunikuar nga klubi i kaltër, titullarët në Champions punuan lehtë në fushë dhe në palestër. Lojtarët e tjerët të organikës, pas një faze fillestare aktivizimi, punuan me ndryshimin e drejtimit me goditje në portë. Gjithcka u mbyll me një ndeshje kontrolli në fushë të reduktuar. Simeone punoi individualisht në fushë kështu që Cholito do të mungojë edhe kundër bardhezinjve.

Lexo më tej: Video/ Dy penallti të humbura në Maradona, krizë e thellë e Chelsea: Milan e Real në gjysëmfinale

Politano dhe Mario Rui u larguan të dy në minutën e 34' të pjesës së parë kundër Milan. Ndërsa Rrahmani duhej të ngrinte flamurin e bardhë pak para gjysmë ore lojë në pjesën e dytë. Pritet një ndalesë e gjatë për dy të parët. Kosovari nga ana tjetër duhet të rikuperohet shpejt për të dhënë kontributin e tij të vyer në finalen e kampionatit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI