Flash

Video/ Dy penallti të humbura në Maradona, krizë e thellë e Chelsea: Milan e Real në gjysëmfinale

Lapsi.al 18 April 2023
Video/ Dy penallti të humbura në Maradona, krizë e thellë e

Milan e Real Madrid janë dy skuadrat e para gjysëmfinaliste të Champions League. Dy skuadrat fituese të ndeshjeve të para, ia dalin edhe në kthim. Beteja më e fortë u luajt në Maradona, aty ku Napoli nuk mundi dot të përmbyste 1-0 e ndeshjes së parë. Të besuarit e Pioli rezistojnë në një 1-1, falë një goli të Giroud i arritur në shtesë nga Osimhen. Një ndeshje me tension si e tregojnë dy penalltitë e humbura, një e francezit e një e Kavartskhelia. Në Londër, Chelsea vazhdon krizën e thellë, me një humbje 0-2 përballë Real Madrid. Blancos përsëritën rezultatin e vajtjes duke u imponuar me dygolëshin e Rodrygo.

NAPOLI 1-1 MILAN (1-2)

Milan barazoi 1-1 me Napolin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë kualifikohen kështu në gjysmëfinale, 16 vjet pas herës së fundit falë suksesit 1-0 në San Siro. Ashtu si në Milano, të kaltrit e nisën fuqishëm, por Milan ishte vdekjeprurës kur arrinte të aktivizonte Leao. Në minutën e 21' Mario Rui pengoi portugezin sapo hyri në zonë, por Giroud nga pika e bardhë gaboi përballë Meret. Pak minuta më vonë portieri e fitoi sërish duelin me francezin, duke ndalur goditjen e tij nga afër me këmbë. Në minutën e 43' edhe goli i avantazhit për kuqezinjtë. Leao vrapoi 70 metra me topin në këmbë, dribloi Di Lorenzo dhe Rrahmanin dhe i shërben në qendër të zonës Giroud. Francezi këtë herë nuk mund të gabonte me portën bosh, duke bërë rezultatin 0-1. Në pjesën e dytë, tentativat e Napolit u përplasën te Maignan. Portieri priti një penallti ndaj Kvaratskhelia, edhe pse u dorëzua në shtesë ndaj Osimhen. Nigeriani që mungoi në ndeeshjen e parë, shënoi golin më të hidhur të sezonit: barazimin që e eliminon. Nëse kualifikohet edhe Interi, do të jetë derbi i Champions League pas 18 vitesh.

CHELSEA 0-2 REAL MADRID (0-4)

Real Madrid tregohet i pamëshirshëm në fazat eliminatore të Champions dhe triumfojnë edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Chelsea. Blancos imponohen me të njëjtin rezultat si në Bernabeu, duke fluturuar në gjysmëfinale falë fitores 2-0 në Stamford Bridge. Ancelotti sistemoi pa probleme të veçanta ish-skuadrën e tij, edhe pse minutat e para frikësuan merengues. Rasti i parë ishte për Blues, në minutën e 11', ku Kante nuk goditi objektivin nga një pozicion i shkëlqyer. Mundësia tjetër ishte për miqtë, me Vinicius që konkludoi pa gjetur kuadratin e portës.

Lexo më tej: Akuza të forta për Real Madrid, Laporta sulmon: “Arbitrat janë pro Blancos, janë skuadra e regjimit”

Në pjesën e dytë, në minutën e 58', ndeshja u zhbllokua. Real depërtoi me Vinicius, që shërbeu për Rodrygo, i aftë të shënonte me portën bosh. Gjysëmfinalja e hipotekuar, edhe pse Chelsea provoi me Enzo Fernandez, pa rrezikuar Courtois. Në minutën e 80', Rodrygo shënoi edhe golin e dytë personal, një fotokopje e të parit me asist të Valverde. Përfundoi si në ndeshjen e parë, me Real që shkon në katër më të mirët. Me përjashtim të përmbysjeve të bujshme në Allianz Arena, Blancos do të gjejnë sërish ish-armikun e qytetit Guardiolën. Përsëri në gjysmëfinale, si në sezonin e kaluar, kur spanjollët siguruan aktin final në Paris.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI