Flash

'Nuk është Kylian Saint Germain', mamaja e Mbappé kritikon hapur të birin: “U përgjigj si fëmijë”

Lapsi.al 18 April 2023
'Nuk është Kylian Saint Germain', mamaja e Mbappé

Mamaja e Kylian Mbappé nuk ka ngurruar të dalë kundër të birit, edhe pse te PSG është një situatë mjaft delikate. Fayza Lamari ka

komentuar zgjedhjen e djalit të saj për t'u distancuar nga një video promovuese e Paris Saint-Germain, që e shfaqte atë si protagonist.

Pak javë më parë, Kylian Mbappé u bë protagonist i një shpërthimi të ashpër ndaj PSG. Klubi kishte publikuar një video promovuese për sezonin e ardhshëm, ku Mbappé shfaqej pothuajse vetëm ai si lojtar. Sulmuesi francez nuk e ka pranuar këtë zgjedhje dhe përmes profilit të tij në rrjetet sociale ka shkruar: “Nuk jam dakord me videon e publikuar. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por nuk është Kylian Saint Germain”.

Në Paris, duket praktikisht se qarkullon një lamtumirë e mundshme e numrit 7, pas këtij pozicionimi të qartë në të cilin Kylian nuk pranon më të jetë i vetmi në qendër të projektit të PSG. Destinacioni i mundshëm i sulmuesit është Real Madrid, të interesuar prej kohësh për yllin francez të futbollit.

Lexo më tej: Mbappé tërbohet për spotin e PSG, është nisja e divorcit: “Nuk është Kylian Saint-Germain”

KOMENTI I MAMASË SË MBAPPÉ

Mamaja e Mbappé, Fayza Lamari, ka komentuar së fundmi shpërthimin e djalit të saj. Fayza pranon se reagimi i djalit të saj ishte shumë impulsiv. Në fakt ajo deklaron: “Ishte shumë i inatosur. Më telefonoi, siç bën zakonisht. E kuptova ankthin e tij, por në të njëjtën kohë e këshillova të mos reagonte. Ndaj së cilës mu përgjigj: 'Jo, nuk dua të pres. Unë i di pasojat dhe e pranoj’“.

Së fundi, e ëma e djaloshit të artë shtoi: “Fjalët e tij, janë nga zemra. Ai thjesht u përgjigj si një fëmijë i lindur në rrjetet sociale, secili ka mënyrën e vet të komunikimit”.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI