Flash

Cabral me penallti shmang humbjen e Fiorentinës mes protestave: Maehle nuk mjaftoi për Atalantën

Lapsi.al 17 April 2023
Cabral me penallti shmang humbjen e Fiorentinës mes protestave: Maehle nuk

Në ndeshjen e prapambetur që mbylli javën e 30 të Serie A, Fiorentina dhe Atalanta barazuan 1-1 duke ruajtur pozicionet në renditje. Gara në Franchi ishte e ekuilibruar dhe cinike. Në pjesën e parë Fiorentina bëri ndeshjen, por Sportiello ishte i vëmendshëm. Maehle (37') zhbllokoi rezultatin me një veprim fantastik. Më pas në pjesën e dytë Cabral (56') barazoi me penallti për një prekje me dorë në zonë nga Toloi. Për tu shënuar shtylla e Biraghi nga goditja e dënimit dhe pritja e Sportiello ndaj Bonaventura në shtesë. Atalanta ngjitet me 49 pikë, ndërsa Fiorentina shkon në 42 pikë.

Lexo më tej: Video/ Conference, Fiorentina poker në transfertë e prek gjysëmfinalen: Basel i Xhakës ndalet nga Nice

Një barazim që nuk kënaqi askënd. Atalanta për të paktën një orë iu gëzua arritjes së Inter në renditje. Pastaj erdhi një penallti e Cabral, që ktheu Fiorentinën në lojë, por e mban dy pikë nga Juve dhe Bolonja. Skuadra e Italiano prodhoi shumë më tepër lojë, madje goditën edhe shtyllën me Biraghi, por në fund nuk depërtuan dot. Atalanta kaloi në epërsi në pjesën e parë me një goditje të Maehle, për të cilën Fiore protestoi shumë. Fillimi i aksionit është njollosur nga një faull ndaj Terzic. Barazimi u fiksua në pjesën e dytë. Toloi preku me dorë topin e VAR thërriti arbitrin Guida në video. Në fund një penallti, që Cabral nuk e gaboi.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI