Flash

"Kujdes shatërvanët tuaj": aleanca ultras Feyenoord-Napoli alarmon Romën

Lapsi.al 17 April 2023
"Kujdes shatërvanët tuaj": aleanca ultras Feyenoord-Napoli

Një pjesë e ultrasve të Feyenoord është gati të udhëtojë për në Romë, pavarësisht ndalimit të transfertës për tifozët holandezë. Vendimi është marrë në lidhje me ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League. Pas akteve të vandalizmit që datojnë në vitin 2015, dyshohet se disa qindra ultras do ta anashkalojnë ndalimin. Tashmë janë raportuar trena të mbushur në linjën Roterdam-Romë dhe shumë rezervime hotelesh nga rezidentë në qytetit holandez: "Kujdes shatërvanët tuaj”, ishte provokimi në internet.

Situata për të garantuar rendin publik është e komplikuar. Komisariati dhe prefektura janë në gatishmëri maksimale dhe tashmë është vënë alarmi. Për këtë rast janë përfshirë të paktën një mijë policë, shumica e tyre civilë, me kontrolle të forta. Gjithsesi, aksi i drejtpërdrejtë nuk do të jetë i vetmi që duhet të mbahet nën kontroll. Këtë e provojnë fotot e disa tifozëve të Feyenoord tashmë të pranishëm në Napoli me ftesë të tifozerisë së organizuar blu, me të cilët ka një armiqësi të përbashkët ndaj tifozëve të Romës.

Frika më e madhe për hetuesit është se kjo aleancë mes pjesës më të nxehtë të mbështetësve të Feyenoord dhe atyre të Napolit do të çojë në një ekspeditë të paautorizuar në kryeqytet, në kuadër të ndeshjes së Europa League kundër Romës.

Lexo më tej: Hakmarrje për përplasjen në Tiranë, tifozët e Feyenoord kërcënojnë Romën: “Do ta shkatërrojmë përsëri qytetin”

PARALAJMËRIMI I POLICISË

Për situatën ka folur edhe kreu i policisë Lamberto Giannini: "Nuk ka asnjë shqetësim, ka kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze për të marrë informacion. Kemi kontaktuar me Federalberghi, po bëhet gjithçka e nevojshme për ta menaxhojmë këtë gjë - shpjegoi ai për Ansa -. Do të shohim në ditët në vijim, por këto janë situata që po marrin formë dita-ditës. Mendoj se duhet kushtuar vëmendje sidomos të mërkurën. Nga ana e Prefekturës dhe policisë ka vëmendje maksimale për sigurimin e përforcimeve të aftë për të trajtuar gjithcka".

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI