Flash

Grushti ndaj Sané i kushton 300 mijë euro Mané: Bayern vendos penalizimin rekord dhe i bën daljen në verë

Lapsi.al 17 April 2023
Grushti ndaj Sané i kushton 300 mijë euro Mané: Bayern vendos
Bayern Munich i ka vendosur Sadio Mané një gjobë rekord, si dhe e përjashtoi atë nga ndeshja e Bundesligës kundër Hoffenheim. Klubi bavarez nuk do të ndalet vetëm me kaq, sepse do të bëjë gjithçka për ta shitur senegalezin në verë. Të gjitha këto masa u morën, pasi Mané goditi me grusht shokun e skuadrës Leroy Sané. Dy lojtarët u konfliktuan javën e kaluar në dhomat e zhveshjes pas humbjes 3-0 nga Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Sipas raportimeve të Sky Sports Germany, gjoba e vendosur ndaj sulmuesit senegalez i kalon 300 mijë euro. Tuchel njoftoi se Mané do të jetë sërish në dispozicion për të mërkurën, kur Bayern të tentojë rikthimin e bujshëm kundër skuadrës së Guardiolës. Por aktivizimi i tij nga 1' duket se është i përjashtuar. Aventura e tij në Bavari rrezikon të zgjasë vetëm një sezon (të trazuar), duke qenë se Bayern do të bëjë gjithçka për ta shitur verën e ardhshme. Lexo më tej: Grushta në zhveshtore, Mané gjakos Sané me një të djathtë: dhomat e zhveshjes së Bayern u kthyen në ring Sherri me Sané, në fakt ka lënë një frakturë të pashërueshme brenda dhomave të zhveshjes. Por pas lamtumirës së mundshme qëndron edhe një motiv taktik, duke qenë se Mané nuk do të përshtatej me sistemin e lojës së Tuchel.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI