Flash

Bargiggia injoron Max Allegri dhe sulmon ish-presidentin Agnelli: “Kur shoh Juventus më vjen për të vjellë”

Lapsi.al 18 April 2023
Bargiggia injoron Max Allegri dhe sulmon ish-presidentin Agnelli: “Kur
Paolo Bargiggia nuk ka shumë simpati për Max Allegri dhe veçanërisht për mënyrën se si tekniku e bën Juventusin e tij të luajë. Të shumta kritika që gazetari i drejton teknikut bardhezi, që tashmë e konsideron të “mbaruar”. Në një postim të fundit në Tëitter, për t'iu përgjigjur një ndjekësi, Paolo Bargiggia foli për lojën e shprehur në fushë nga Juventus. Një mënyrë loje që nuk e kënaq aspak gazetarin e njohur italian. Madje, ai nuk hezitoi të përdorte fjalë të forta për të nënçmuar punën e Msssimiliano Allegri: “Kur shoh lojën e Juventus më zë gjumi dhe madje më vjen pak për të vjellë”. Në fakt, nuk është vetëm Juventus si klub në shënjestër të gazetarit. Bargiggia ka sulmuar edhe ish drejtuesit, e në veçanti Andrea Agnelli. “Kur pashë se çfarë bëri Andrea Agnelli në menaxhimin e viteve të fundit, ndihem edhe më keq”. Një marrëdhënie e komplikuar e gazetarit me klubin më të titulluar në Itali, për sa kohë që Massimiliano Allegri është në pankinë.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI