KTHIM I ZJARRTË NË MARADONA
Një natë e zjarrtë pritet sonte në Maradona për rikthimin e çerekfinales së Champions League mes Napoli dhe Milan. Kuqezinjtë kryesojnë minimalisht pas fitores 1-0 në San Siro. Të kaltrit do të tentojnë të përmbysin rezultatin me praninë në fushë të Victor Osimhen. Nigeriani sapo është rikthyer nga një dëmtim, që e mbajti atë jashtë në ndeshjen e parë. Tifozët napolitanë e bënë të ndjehej prania e tyre nën hotelin ku pushonte skuadra e Milan. Mes koreve, bombave tymuese, borive dhe fishekzjarrëve, napolitanët u përpoqën t'i prishnin gjumin lojtarëve kuqezinj. Shumica e thirrjeve kishin për qëllim Theo Hernandez, i cili u vu në shënjestër të tifozëve pas qëndrimit të tij gjatë ndeshjes së parë. Ishte francezi që e nxorri me karton të kuq Anguissa. Napoli ka bërë të dëgjohet zëri i tij dhe është gati për një rikthim zjarri.La situazione attuale sotto l’hotel del #Milan a #Napoli. * ERA la Champions League Video @StefanoBressi pic.twitter.com/UTNcTY6i8y
— Pietro Balzano Prota (@PBPcalcio) April 17, 2023