Flash

Dygolëshat e Salah e Diogo Jota afrojnë Liverpool me Europën: Leeds shtypet 6-1 në Elland Road

Lapsi.al 17 April 2023
Dygolëshat e Salah e Diogo Jota afrojnë Liverpool me Europën:

Pas pesë ndeshjeve pa fitore, Liverpool është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Reds përfituan nga vështirësitë e Leeds dhe pushtuan Elland Road me rezultatin 6-1. Gakpo zhbllokoi ndeshjen (35'), më pas dy gola nga Salah dhe Diogo Jota para golit të Núñez në finale. Goli i Sinisterra ishte i kotë për vendasit. Klopp kështu kalon në dy pikë larg nga vendi i shtatë i Brighton. Ndërkohë, Whites janë +2 nga të tretat nga fundi (Everton dhe Nottingham Forest).

Jurgen Klopp buzëqesh dhe gëzohet teksa është dëshmitar i rilindjes së Liverpool në Elland Road. Përfundoi 6-1 për Reds, që mposhtën Leeds falë dygolëshave të Salah dhe Diogo Jota. Pas përkujtimores për viktimat e Hillsborough, ekuilibri mbretëroi në Elland Road. Mundësia e parë ishte për vendasit me Rodrigon. Pastaj në fushë ishte vetëm Liverpool. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 35, kur Firpo humbi topin dhe aktivizoi kundërsulmin e Alexander-Arnold. Anësori gjeti Gakpo që i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe shënoi golin e 1-0. Tre minuta më vonë, një gabim i McKennie aktivizoi sërish një kundërsulm të Liverpool. Këtë herë Diogo Jota frymëzoi Salah, që mposhti Merlier me një silurë në hyrje të zonës.

SALAH E DIOGO JOTA PROTAGONISTË

Reds shkuan në pushim me 2-0, por pësuan menjëherë në minutën e 48'. Konaté u kap i papërgatitur në një pasim mbrapa dhe Sinisterra e shfrytëzoi për 2-1 e Leeds. Reagimi i Liverpool ishte i menjëhershëm, me Diogo Jota që shtoi emrin në listën e shënuesve. Aaronson tentoi të reagojë, por në minutën e 64' erdhi edhe pokeri i Salah, që përfiton nga asisti i Gakpo. Goli i nëntë në gjashtë ndeshje ndaj bardhezinjve për egjiptianin. Një mini-hakmarrje për Salah, që kishte parë t'i anulohej një gol pak çaste më parë. Leeds pësoi golin e pestë në minutën e 73', me Diogo Jota që shënoi dygolëshin personal. Darwin Núñez nënshkroi golin e 6-1 në minutën e 89'.

Lexo më tej: Video/ Liverpool rikuperon dy gola e ndalon Arsenal: Salah shënon e humb penallti, Arteta +6 nga City

Përfundoi me kaq, sepse Meslier shmangu vulën e shtatë të Firminos dhe Liverpool e nis sërish pas pesë ndeshjesh pa fitore. Klopp dhe ekipi i tij tani janë -2 nga vendi i shtatë i Brighton. Leeds mbetet +2 ndaj Everton dhe Nottingham Forest që zënë vendin e tretë nga fundi.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI