Flash

Thonjtë e këmbëve me manikyr të zi: ka një motiv përse Cristiano Ronaldo e bënë këtë

Lapsi.al 18 April 2023
Thonjtë e këmbëve me manikyr të zi: ka një motiv
Cristiano Ronaldo ka publikuar një histori në Instagram, ku shihet në sauna me manikyr në gishtat e këmbëve. Ka një arsye, në fakt, përse portugezi e përdor atë. Ky detaj nuk u ka shpëtuar miliona ndjekësve të CR7 në Instagram. Portugezi kishte lyer thonjtë me manikyr të zi dhe foton e kishte publikuar enkas. Që futbollisti i Al-Nassr është një kulturist i trupit nuk është aspak sekret për askënd. Stërvitjet e tij janë të kalibruara me sekonda, ka një dietë të rreptë dhe shpesh përdor trajtime estetike. Në fund të fundit, Cristiano Ronaldo, përvec se një nga futbollistët më të fortë në histori, është gjithashtu një fabrikë që faturon miliona çdo vit.

PËRSE MANIKYRI I ZI?

Pra, pse thonjtë me manikyr? Është thjesht një parandalim, për të shmangur kontaktimin e kërpudhave dhe baktereve, të cilat më pas mund të shumohen nga djersa. Vendosja e manikyrit shton një film mbrojtës që nuk lejon kontaminimin. CR7 nuk është sportisti i parë që aplikon këtë mënyrë. Luftëtarët e arteve marciale janë ata që përdorin manikyrin e thonjve zakonisht. Një rast veçanërisht i famshëm është ai i Mike Tyson. Lexo më tej: FOTO/ Ronaldo feston 300 vjetorin e Arabisë me tunikë e shpatë Nuk është as hera e parë që portugezi fotografohet me manikyrin e thonjve në këmbë. Një gjë e tillë kishte ndodhur tashmë janarin e kaluar, në një foto të publikuar nga Ngannou. Pikërisht foton ku luftëtari i MMA-së, përqafon ish-kampionin e Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI