Flash

Rebusi i të ardhmes së Messi: Barcelona po e provon por janë edhe tre opsione

Lapsi.al 19 April 2023
Rebusi i të ardhmes së Messi: Barcelona po e provon por janë edhe
Në Spanjë, deri tani, gjithçka që bëjnë është të flasin për Lionel Messi. Sipas Mundo Deportivo, Barcelona, duke përfituar nga fakti që kontrata e tij me PSG skadon më 1 korrik, dëshiron ta rikthejë në Katalonjë. Blaugrana janë të gatshëm t'i ofrojnë një kontratë një ose dyvjeçare, falë shtesës në të ardhura. Bëhet fjalë për 200-300 milionë euro mes merchandising, sponsorë dhe bileta të ndryshme. Sipas raporteve të Sport, megjithatë, Pleshti ka gjithmonë katër opsione në tryezë. E para vjen nga Al-Nassr, skuadra arabe në të cilën luan Ronaldo, por edhe Al Hilal. Ata kanë gati një mega ofertë prej 400 milionë euro në sezon. E dyta është e lidhur me MLS, me Inter Miami të Beckham. E treta është ajo e qëndrimit te PSG, me një rregullim në rritje të pages. Dhe e katërta është rikthimi te Barcelonaa. Messi do të dëshironte të qëndronte në Evropë për të fituar Topin e Artë dhe për momentin është kandidati kryesor duke pasur parasysh atë që bëri në Botëror. Mbi të gjitha është fakti se Messi do të donte të vishte sërish fanellën e Barcelonës. Lexo më tej: “Çfarë mund të bëhet me 400 milionë?”: pyetja që Lionel Messi i bën vetes, pas ofertës faraonike të Al Hilal Presidenti Laporta beson se ai i ka një "borxh moral ndaj Messi" pas largimit të tij. Përveç kësaj do të kishte mundësi që të stërvitet nga ish-shoku i tij i skuadrës Xavi. Tekniku do të ishte udhërrëfyesi teknik ideal për finalen e karrierës së Leos.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI