Flash

Video/ VAR nxjerr KO Kastriotin: karton i kuq e penallti në 2-0 për Bylis, në ndeshjen ku u kërcënua arbitri

Lapsi.al 19 April 2023
Video/ VAR nxjerr KO Kastriotin: karton i kuq e penallti në 2-0 për

Me vonesë dhe e luajtur në Elban Arena e jo në Kamëz, Bylis ka mposhtur 0-2 Kastriotin, duke u futur në lojë për mbijetesën. Tre pikë që e afrojnë skuadrën e Shensoit me pjesën tjetër të ekipeve që luajnë për të shpëtuar. Një ndeshje që në fakt është kondicionuar nga ndëhyrjet e VAR, vendimtar që në fillim me kartonin e kuq të Kodrës e pastaj në penalltinë që mbylli historinë të shënuar nga Joelison.

Në ndeshjen e spostuar në Elbasan dhe të shtyrë në kohë për shkak të kërcënimeve me jetë ndaj arbitrit Juxhin Xhaja, Bylis e pati të thjeshtë. Të thjeshtë sepse ka luajtur pothuaj gjithë ndeshjen me një lojtar më shumë. Në minutën e 7 një ndëhyrje e Kodrës u konsiderua vetëm faull nga arbitri, por VAR e thirri. Pas konsultës me imazhet arbitri Koçi i tregoi kartonin e kuq lojtarit, duke e lënë Kastriotin me 10 lojtarë.

ME 10 LOJTARË

Nga kjo situatë përfitoi menjëherë Bylis që shënoi golin e parë me anë të Kaçorrit. Krosimi i Zguros në minutën e 17 është shfrytëzuar nga mesfushori që e dërgoi topin në rrjetën e Salit. Krutanët edhe në inferioritet u munduan të bëjnë lojën, në kërkim të barazimit. Madje me Grecën edhe i shkuan afër, por u fundosën nga një tjetër ndërhyrje e VAR. Këtë herë teknologjia thirri Koçin për një penallti, pas ndërhyrjes të çekuilibruar të mbrojtësit të Kastriotit, që shtriu përtokë kundërshtarin. Joelison i çoi shifrat në 2-0 duke i vënë kapakun një ndeshje, që duhej të ishte shumë e luftuar, por u zgjidh shumë shpejt.

[video width="856" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/joaolison.mp4"][/video]

Kastrioti u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por e kishte të vështirë të mposhte Teqjan. Ballshiotët nga ana e tyre humbën shumë raste për t'i dhënë përmasa fitores. Megjithatë, edhe shifrat 2-0 i mjaftuan për të festuar në një ndeshje vendimtare. Kastrioti praktikisht merr një goditj të rëndë në shpresat për të qendruar në Superiore. Bylis futet plotësisht në lojë, duke iu afruar tani Teutës, Kukësit e Erzenit, me të cilët do të luajë shanset për mbijetesën.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI