Flash

Anulimi i -15 ose seancë e re me zbritje dënimi: dy skenarë për Juventus

Lapsi.al 20 April 2023
Anulimi i -15 ose seancë e re me zbritje dënimi: dy skenarë

Anulim i dënimit për defekte procedural, ose referim në Gjykatën e Apelit për gjykim të ri, me mundësi konkrete të uljes së dënimit. Këto janë dy rrugët që dalin për Juventus në hetimin e fitimeve kapitale, pas vendimit të Kolegjit të Garancisë. Shtyrja e mbledhjes për të vendosur ankimimin e klubit të Juventus për ditën e sotme ka këto dy skenarë. Bardhezinjtë kërkojnë anulimin e dënimit prej 15 pikësh të vendosur nga Gjykata e Apelit e FIGC. E një vendim përfundimtar duhet të arrijë brenda ditës.

DY SKENARËT

Janë pra dy skenarë që dalin në horizont pas kërkesës së prokurorit të përgjithshëm të sportit Ugo Taucer. "Unë besoj se veprimet e prokurorisë federale ishin të sakta. Prandaj ndjej se mund të pohoj se argumentet e palës kundërshtare nuk e kuptojnë çështjen. E do të besoja të konfirmoj hipotezën akuzuese dhe prandaj jam për papranueshmërinë e vendimit - shpjegoi Taucer -. Por me një përjashtim. Në lidhje me nenin 4 për sa i përket motivimit 'mungesë', kam frikë se efektivisht profili i fajit, në dënimin në pikë të ekipit, ka një 'mungesë' për t'u vlerësuar në një aktgjykim të ri. Pra një kërkesë për një aktgjykim të ri nga Gjykata”.

Lexo më tej: Juventus kërkon anulimin e dënimit, prokuroria kthimin në Apel: vendimi i Kolegjit të Garancisë shtyhet për nesër

Nëse Kolegji i Garancisë vendos të kthejë gjithçka në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit do të ketë 30 ditë kohë për të nxjerrë një vendim të ri. Në rast të një takimi urgjent, çdo gjë do të sillej brenda 15 ditësh. Por dënimi i ri do të ishte sërish i ankimueshëm në Kolegjin Garantues Coni. Praktikisht me 60 ditë të tjera kohë të nevojshëm, për të sjellë vendimin përfundimtar përtej mbylljes së kampionatit. Një situatë delikate për bardhezinjtë, që në mbrëmje luajnë kthimin e çerekfinales së Europa League ndaj Sporting.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI