Flash

Video/ City eliminon Bayern, 1-1 në Mynih: drithërima në San Siro, Inter në katërshe pas 13 vjetësh

Lapsi.al 19 April 2023
Video/ City eliminon Bayern, 1-1 në Mynih: drithërima në San

Manchester City e Inter i bashkohen Milan e Real Madrid në katër gjysmëfinalistët e Champions League. Ashtu si parashikohej, edhe pse askush nuk doli fitues në ndeshjet e kthimit cerekfinale të turneut. Diferencën e bënë fitoret e para: 3-0 e City në Etihad dhe 0-2 e Inter në Da Luz. Kështu, anglezëve i mjaftoi një barazim 1-1 në Mynih për të nxjerrë jashtë skuadrën e Thomas Tuchel. Në San Siro zikaltrit u frikësuan vetëm në fund me dy gola të shpejtë të Benfica, por që nuk shkoi më shumë se një 3-3 që e projekton skuadrën e Inzaghi në një euroderbi me Milan.

BAYERN MUNICH 1-1 MANCHESTER CITY (1-4)

Asnjë befasi në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Manchester City. Përfundoi 1-1 në Allianz Arena dhe Citizens fluturojnë në gjysmëfinale. Bavarezët e nisën fuqishëm pjesën e parë të lojës, me zotërim të zgjatur të topit dhe shumë mundësi, ndonëse jo sensacionale. Mundësia për të ndryshuar rezultatin i erdhi miqve, të cilët fituan një penallti në minutën e 37'. Një prekje me dorë e topit nga Upamecano i dha mundësinë Haaland të provojë nga pika e bardhë, por norvegjezi goditi jashtë. Ndeshja u bë nervoze dhe jo pak, me dy skuadrat që u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Lexo më tej: Video/ Manchester City ‘dhunon’ 3-0 Bayern në Etihad, Haaland i pandalshëm: Inter magji në Lisbonë

Nisja e pjesës së dytë ishte mjaft e ngjashme me fillimin e ndeshjes, me formacionin e Tuchel që menaxhoi topin, në tentativë për të rihapur kualifikimin. Edhe një herë, megjithatë, ishte City që goditi. Në minutën e 57' De Bruyne asistoi Haaland, që përfitoi nga rrëshqitja e Upamecano dhe mposhti Sommer. 1-0 në favor të qytetarëve dhe kualifikim në fakt në këtë moment u vu në kasafortë. Vendasit, sidoqoftë, nuk ndaluan së mbajturi topin në lojë, pa mundur megjithatë ta përmbysnin rezultatin. E vetmja shpresë erdhi kur ishte tepër vonë. Në minutën e 83, bavarezët morën një penallti pas sinjalizimit të VAR. Kimmich nuk gaboi nga pika e bardhë dhe bëri 1-1, duke shmangur humbjen për bavarezët. Në minutat e fundit u përjashtua me të kuq një Tuchel shumë nervoz, se nuk mundi të shmangë eliminimin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 e Manchester City do të kalojë në gjysmëfinale, ku do të përballet me Real Madrid. Eliminohet Bayern Munich, i cili pagoi pasivin e rëndë të ndeshjes së parë (3-0 në Etihad Stadium).

INTER 3-3 BENFICA (5-3)

Derbi i Milanos mes Inter dhe Milan do të jetë një nga dy gjysmëfinalet e Champions League 2022/23. Zikaltrit barazuan 3-3 me Benfica në San Siro, duke përfunduar detyrën pas fitores në Lisbonë. Skuadra e Inzaghi rikthehet në katër më të mirët e Europës 13 vjet pas sezonit të Tripletës. Edhe një herë Barella zhbllokoi ndeshjen me të majtën në kryqëzim në minutën e 14'. Portugezët barazuan në minutën e 37' me Aursnes, duke i dhënë shpresë Shqiponjave. Por në pjesën e dytë Lautaro u kujdes për të firmosur një tjetër avantazh. 2-1 mbylli efektivisht llogaritë, duke e bërë praktikisht të pamundur rikthimin e kundërshtarit. Në fund ka lavdi edhe për zëvendësuesin Correa, iqë bëri tris me një goditje të shkëlqyer me të djathtën. Vetëkënaqësi ndoshta, sepse Benfica u rikthye me dy gola të shpejtë. 3-2 e shënoi Antonio Silva në minutën e 86', ndërsa Musa bëri 3-3 në minutën e fundit të shtesës.

Interi mori një 3-3 me Benfica në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që e dërgon në gjysmëfinale përballë Milan. Kështu, do të jetë një derbi europian i Madonninas për të vendosur një nga finalistët. Finalisti tjetër është një cështje mes Real Madrid dhe Manchester City. Zikaltrit ia dolën të fortë në suksesin 2-0 të ndeshjes së parë në Lisbonë. Kështu, 3-3 në kthim mjafton. Në San Siro protagonist ishte Barella. Përgjigje e kundërpërgjige mes Aursnes e Lautaros e Correas. Në fund, ankth e drithërima për një rikthim të pamjaftueshëm gjithësesi të firmosur nga Antonio Silva e Musa.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI