Flash

Video/ Fiorentina nga Ferri në Parajsë: shkon 0-3, por Sottil i dhuron gjysmëfinalen e Conference League

Lapsi.al 20 April 2023
Video/ Fiorentina nga Ferri në Parajsë: shkon 0-3, por Sottil i dhuron

Fiorentina rrezikoi të shpenzojë 4-1 e marrë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Conference League në Poznan, por gjithësesi fluturon për në gjysmëfinale. Viola shkuan në 0-3 duke vënë gjithcka në rrezik, por pastaj e mbyllën me humbjen e ëmbël 2-3 në Franchi kundër Lech Poznan. Miqtë i trembën keq italianët me Sousa (9'), Velde (me penallti 65') dhe Sobiech (69'). Reagimi i skuadrës së Italiano erdhi me golat e Sottil dhe Castrovilli në minutën e 78' dhe 92', që i dhanë kualifikimin toskanëve.

Objektiv i arritur: Fiorentina arrin kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League. Por sa shumë frikë... Duhet të ishte gati një formalitet pas 4-1 në Poznan. Goli i Sousa pas 9 minutash shkaktoi një alarm të vogël, por vajtja me rezultatin 0-1 në pushim i la të qetë italianët. Nuk duhej të ishte kështu, sepse në 4 minuta, ndërmjet 65'-69' Lech Poznan barazoi rezultatin e përgjithshëm në 4-4. Prandaj u desh goli i Sottil në minutën e 78' për t'i lejuar Fiorentinës të kalonte në raundin tjetër, e blinduar nga Castovilli në shtesë.

Lexo më tej: Video/ Tifozët e Lech Poznan kthejnë përmbys Firencen: sherr me mjete të forta para diskotekës

Viola rikthehet në një gjysmëfinale europiane pas 8 vitesh. Skuadra e Italiano nuk humbiste që nga ndeshja kundër Juventus më 12 shkurt, me një seri të ndërprerë prej 14 rezultatesh të dobishme radhazi. Por humbja do të mbetet vetëm një dëm anësor. Tashmë toskanët presin fituesin e Basel-Nice, duke nisur nga barazimi 2-2 në Francë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI