Flash

Europa League, algoritmi e di kush do të ngrejë kupën: ja përqindjet

Lapsi.al 20 April 2023
Europa League, algoritmi e di kush do të ngrejë kupën: ja

Analistët e portalit të njohur të statistikave FiveThirtyEight kanë përpiluar përqindjet e mundësive të skuadrave për të fituar edicionin aktual të Europa League. Pa u luajtur ende çerekfinalet e kthimit, janë dy italiane të përfshira në kompeticion, Roma dhe Juventus. Verdhekuqtë duhet të përmbysin 1-0 e ndeshjes së parë në Holandë kundër Feyenoord. Situatë e kundërt për bardhezinjtë, të cilët në Lisbonë ndaj Sporting do të detyrohen të mbrojnë 1-0 e Torinos. Por a mund të aspirojnë italianet të ngrenë trofeun? Sipas algoritmit… jo.

Pas ndeshjeve të sotme, do të mbeten vetëm 4 nga 8 skuadrat në garë për trofeun e Europa League, të cilët do të përballen në gjysmëfinalet e planifikuara për 11 dhe 18 maj. Nëse Roma dhe Juventus duhet të përmbysin dhe mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë, Manchester United është i angazhuar në Sevilla (2-2 në Old Trafford) dhe Union Saint Gilloise-Bayer Leverkusen (1-1 në Gjermani). 4 ndeshje në ekuilibër, ku të gjitha skuadrat pjesëmarrëse kanë mundësi të kalojnë. Megjithatë, sipas FiveThirtyEight, ekziston një favorit i qartë për të fituar trofeun.

PËRQINDJET

Duke u nisur nga fundi, skuadra që ka më pak shanse për të ngritur trofeun e Europa League është Union Saint Gilloise. Ata kanë një përqindje fitoresh prej 3%. Një hap mbi ta është Sevilla, që ka 6 mundësi nga 100 për të shkuar deri në fund. Përqindja e Romës për sukses arrin në 9%, në të njëjtin nivel me Sporting Lisbona. Sipas algoritmit FiveThirtyEight, Juventus ka disa shanse më shumë (16%). Gjithësesi, bardhezinjtë mbeten pas Bayer Leverkusen (17%) dhe Manchester United (19%). Çuditërisht, sipas portalit të statistikave, favorit për fitoren finale është Feyenoord. Holandezët kanë 22% shanse për të fituar kupën. Sigurisht nëse i lejon Roma…

Megjithatë, duhet shtuar se faqja e specializuar tashmë e ka provuar vitin e kaluar, duke parashikuar fitoren përfundimtare të Barcelonës. Ajo kupë u fitua nga Eintracht, që eliminoi blaugranat në çerekfinale. Kështu që të gjithë mund të shpresojnë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI