Flash

Video/ Egnatia me 10 lojtarë, Laçi nuk fiton dot: nuk mjafton Guindo për Nicën, Tetova mbron Europën

Lapsi.al 22 April 2023
Video/ Egnatia me 10 lojtarë, Laçi nuk fiton dot: nuk mjafton Guindo

Nuk ka fitues në stadiumin Partizani, ku Egnatia vuajti skualifikimin e Egnatia Arena. Rrogozhinasit ndalen në 1-1 përballë Laçit, duke i dhënë përfundimisht lamtumirën titullit, por duke mbrojtur fort Europën. Kurbinasit nuk arrijnë dot fitoren e tretë radhazi me Nicën në pankinë, pavarësisht kundërshtarit me 10 lojtarë e avantazhit të Guindo. Penalltia e Jackson në minutën e 62' vendosi ekuilibrat, duke e lënë Egnatian +3 nga bardhezinjtë.

Egnatia e Laçi kanë ndarë pikët në javën e 30 të Superiores, me këmbët e lojtarë të rënduara, për atë që luhej. Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dy ekipet. Momenti më i rëndësishëm e që u duk se kondicionoi ndeshjen ishte kartoni i kuq i Zejnullait. Ndërhyrja e ashpër e tij ndaj Roganovic në minutën e 25 i kushtoi daljen e shpejtë nga fusha.

[video width="872" height="488" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/guindo-1.mp4"][/video]

Panorama ndryshoi në pjesën e dytë, me aksionin blitz që solli edhe avantazhin e miqve në minutën e 50'. Spahiu shërbeu për Guindo, që me të majtën mposhti Sherrin. Ndeshja e tretë radhazi në të cilën sulmuesi shkon në gol, por nuk do të mjaftojë. Laçi e mendoi të fituar ndeshjen e Egnatia përfitoi.

Lexo më tej: Apeli përmbys Disiplinën e kthen Egnatian në shtëpi: rrogozhinasit mbeten pa spektatorë

Në minutën e 62’ një penallti e akorduar me VAR i dha mundësinë Jackson të barazonte rezultatin. Selmani nuk kishte mundësi të shpëtonte rezultatin dhe Laçi provoi të zgjidhte situatën në minutat e mbetura. Mund tia kishte dalë nëse goli i minutës së 65’ i Spahiut, nuk do të ishte anuluar për pozicion jashtë lojë.

[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/jackson.mp4"][/video]

Me barazimin kurbinasit dështojnë ti bashkohen Egnatias në vendin e tretë. Egnatia mbron zonën Europiane, por heq dorë përfundimisht nga titulli. Rrogozhinasit tani ngjiten në vendin e 3 me 43 pikë, ndërsa Laçi mbetet i pesti me 40 pikë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI