Flash

"Me një lojtar më pak, mund të fitonim". Tetova ka rezerva për arbitrimin, por jo për rezultatin

Lapsi.al 22 April 2023
"Me një lojtar më pak, mund të fitonim". Tetova ka

"Rezultati? Është një rezultat pozitiv për ne sepse për 67 minuta luajtëm me një lojtar më pak. Mund të fitonim me Kasën, por jam i kënaqur me çunat. Komplimente për shpirtin që dhanë deri në fund të lojës". I përmbledhur në fjalë Edlir Tetova, pas barazimit 1-1 të Egnatias së tij kundër Laçit. Tekniku në fakt, me pikën e marrë, ka ruajtur zonën europiane. Një arritje duhet thënë, nëse konsiderohet se nga minuta e 25 rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë. "I kuqi? E pamë rastin e të kuqit në pushim. Mendoj se nuk ka kontakt me takë por një kontakt normal dhe mund të ishte e verdhë. Specialistët e dinë më mirë. U tha se është prekur me takë, por nuk ka kontakt me takë. Po të ihste ashtu lojtari i Laçit do të dilte nga fusha", sqaroi Tetova.

Një fitore e munguar, por që për mënyrën si erdhi nuk mund të mos e lërë të kënaqur teknikun e Egnatias: "E thashë edhe më parë. Siç shkoi loja, të durosh 71 minuta me inferioritet numerik, këto çuna janë për tu admiruar. Jemi të kënaqur me pikën”, e mbylli Tetova.

Lexo më tej: Video/ Egnatia me 10 lojtarë, Laçi nuk fiton dot: nuk mjafton Guindo për Nicën, Tetova mbron Europën

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI