Flash

Video/ E bujshme Tuchel vazhdon të humbasë e Bayern rrezikon kreun: Mainz përmbys golin e Mané

Lapsi.al 22 April 2023
Video/ E bujshme Tuchel vazhdon të humbasë e Bayern rrezikon kreun:

Bayern Munich bie bujshëm dhe në javën e 29 të Bundesligës dorëzohet 3-1 ndaj Mainz. Mané iluzionoi bavarezët, të cilët pësuan rikthimin e firmosur nga Ajorque, Barreiro dhe Martin. Tani Tuchel mund të parakalohet nga Dortmund, i impenjuar kundër Eintracht. Spektakolare fitorja e Wolfsburg, 5-1 ndaj Bochum. Sukses edhe për Werder Bremen që mposhti Hertha Berlin 4-2, si dhe Këln që kaloi 3-1 Hoffenheim.

Shembje e zhurmshme e Bayern Munich, që humbi në Mainz 3-1. Bavarezët kontrolluan ndeshjen në minutat e para duke e bërë të dukej e thjeshtë. Në minutën e 16 Mané shënoi në kundërsulm, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Megjithatë, epërsia e miqve u shfaq deri në minutën e 29, kur Cancelo i shërbeu ish-sulmuesit të Liverpool, që me kokë shënoi golin e 12 sezonal. Në pjesën e dytë shkundet Mainz, i cili shkoi afër barazimit me Ajorque. E djathta e tij kaloi shumë lart mbi traversë. Bayern Munich kontrolloi ritmet dhe përshpejtoi ritmin kur mundi. Ishte edhe një herë Cancelo ai që zbriti në krah dhe shërbeu për Muller, që nuk e shfrytëzoi mundësinë si duhet.

Lexo më tej: Video/ City eliminon Bayern, 1-1 në Mynih: drithërima në San Siro, Inter në katërshe pas 13 vjetësh

Me kalimin e minutave, megjithatë, presioni i Mainz u rrit. Tuchel vuajti imponimin e vendasve e në minutën e 65' pësoi barazimin. Rrëmujë e furishme në zonën bavareze në zhvillimet e një goditje dënimi, Sommer nuk e mbajti dot topin dhe Ajorque me kokë shënoi golin e tij të gjashtë në kampionat. Rikthimi i bujshëm i vendasve përfundoi në minutën e 73'. Spondi i të zakonshmit Ajorque për Barreiro, që goditi menjëherë duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Bayerni e ndjeu goditjen dhe në minutën e 79' pësoi trisin nga Martin. Humbet kështu 3-1 Bayern Munich, që tani mund të kalohet në krye të renditjes nga Borussia Dortmund, e angazhuar kundër Eintracht Frankfurt.

Bundesliga Germany

Bochum 1-5 Wolfsburg

Hertha Berlin 2-4 Werder Bremen

Hoffenheim 1-3 FC Cologne

Mainz 3-1 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI