Flash

Video/ Liverpool thyen Nottingham në Anfield e kërcënon Spurs: ja rezultatet e tjera të Premier League

Lapsi.al 22 April 2023
Video/ Liverpool thyen Nottingham në Anfield e kërcënon Spurs: ja

Liverpool fiton mes mureve mike të Anfield Road në javën e tridhjetë e dytë të Premier League. Reds mundën Nottingham Forest 3-2, falë dygolëshit të Diogo Jota dhe rrjetës së Salah. Fiton edhe Fulham, 2-1 ndaj Leeds. Nuk ka fitues ndërkohë mes Aston Villa dhe Brentford, që ndahen në barazim 1-1. Asnjë gol i shënuar ndërkohë mes Crystal Palace dhe Everton, ndërsa Leicester gjeti pikë me peshë shpëtimi në përmbysjen 2-1 kundër Wolverhampton.

Triumf i rëndësishëm për Liverpool, që mundi 3-2 Nottingham Forest. Në pjesën e parë ishte një monolog absolut i vendasve. Mbi 85% e zotërimit të topit dhe mundësi të panumërta të krijuara për gol nga Reds. Megjithatë, ofensiva e Klopp nuk arriti të depërtonte në portën e kundërshtarit dhe pjesa e parë përfundoi 0-0. Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Klopp zhbllokoi sfidën. Në minutën e 47 Diogo Jota shënoi golin e parë, pas një asist të Fabinho. Kur gjithçka dukej se po shkonte qetë për van Dijk dhe shokët e tij, mbërriti barazimi 1-1. Në minutën e 51' Neco Williams përfitoi nga devijimi i ngathët i Robertson dhe e ktheu ndeshjen në ekuilibër. Mbrojtësi skocez e shleu menjëherë gabimin. Katër minuta më vonë ai krosoi nga goditja e dënimit për Diogo Jota, që mposhti Keylor Navas me një diagonale me të majtën, për rezultatin 2-1.

Lexo më tej: Arsenal rrezikon të parakalohet nga City, Arteta sfidon Guardiolën: “Ndeshja me City? Mezi po pres”

Miqtë nuk dolën nga ndeshja, madje arritën të mposhtin sërish Alisson. Në minutën e 67' Gibbs-White, me një goditje nga jashtë zonës të devijuar nga Konaté dhe Alexander-Arnold, barazoi sërish rezultatin. Reds dëshironin të fitonin me çdo kusht dhe për të tretën herë kaluan në epërsi pas pak minutash. Goditja e dënimit e Arnold u finalizua nga Salah, që firmosi 3-2 në minutën e 70'. Përfundoi 3-2, me Liverpool që arriti në kuotën e 50 pikëve. Nottingham Forest mbetet në 27, në zonën e plotë të rënies.

Premier League England

Fulham 2-1 Leeds United

Brentford 1-1 Aston Villa

Crystal Palace 0-0 Everton

Leicester City 2-1 Wolverhampton Wanderers

Liverpool 3-2 Nottingham Forest

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI