Flash

"Nuk bëmë gjë të madhe, Erzenin mundëm". Martini injoron Erzenin e tregon përse 11m e dytë e goditi Çyrbja

Lapsi.al 22 April 2023
"Nuk bëmë gjë të madhe, Erzenin mundëm".

“Kampionatit po i vjen fundi, ndeshjet bëhen shumë të rëndësishme. Nëse më pyetni në këtë moment them se preferoj më mirë një lojë të keqe e të marr tre pikët. Nuk është se kemi bërë një gjë të madhe, por kemi mundur Erzenin, një rival direkt për pozitat ku jemi". Edi Martini fitoi derbin me Erzenin dhe lëshoi një shigjetim ndaj kundërshtarit. Teuta u imponua me golat e Kallakut me penallti e Lorenco Vilës. Durrsakët kanë lëvizur tani nga zona playout, duke e lënë provizorisht për Kukësin. Pozita në të cilat Teuta nuk është e mësuar të jetë: "Normalisht Teuta çdo vit ka luajtur për të siguruar Europën. Nuk kemi luksin të bëjmë rotacion. Do të mundohemi të bëjmë atë që na jepet, sepse edhe Kotobelli e Qaqi kanë probleme. Do ta shohim deri të mërkurën si do të jemi. Por do të reshtoj 11-shen më të mirë në dispozicion", tha Martini.

Lexo më tej: Video/ Kallaku e L. Vila i japin Teutës fitoren në derbi: shuhet ëndërra europiane, Erzeni ndjen frikë mbijetese

Tekniku i Teutës ka shpjeguar edhe përse penalltinë e dytë, që durrsakët e gabuan, nuk e goditi Kallaku por Çyrbja: "Penalltia e Çyrbjes? M’u drejtuan lojtarët me radhë, edhe Kallaku që do e gjuante normalisht. Çyrbja u bë baba dje, i urojmë jetë të gjatë. Ishte vendim i djemve për këtë arsye. Nuk isha në dijeni, por megjithatë iku”, e mbylli Martini.

KAPLLANI: "VAZHDOJMË GABOJMË E JA PËRFUNDIMI"

"2 golat? Gabimet janë të njëpasnjëshme nga ndeshja në ndeshje por individuale. Edhe sot është e njëjta tablo. E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe mendonim se i dinim pikat e dobëta dhe të forta. Është e disata ndeshje që gabojmë dhe ky ishte përfundimi". I zhgënjyer Xhevahir Kapllani pas humbjes në derbi. Erzeni është arritur në renditje nga Teuta me 38 pikë dhe tani rrezikon mbijetesën. "Duhet të ndërhyjmë për grupin e lojtarëve sepse duhet karakter dhe personalitet. E këtë duhet ta tregojnë individë të caktuar. Kemi qenë të penalizuar nga dëmtimet në mbrojtje. Tani duhet të shtrëngohemi mirë sepse ka nisur numërimi mbrapsht dhe çdo ndeshje është finale”, përfundoi Kapllani.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI